perse nuk shkruaj shqip.

shpesh perballem me kete pyetje. po aq shpesh perpiqem ta anashkaloj, se nuk eshte e mundur t’i hyj shpjegimeve pa fyer dike. dhe une jam tip paqesor ne pergjithesi. po ashtu, nuk me pelqen kerkesa e llogarise. megjithate, per te ndihmuar te tjeret e veten per te kuptuar “pse-ne”, po radhis arsyet:

1. keshtu me do “nokja”.

2. pertoj te perdor “e” me dy kacurrela te balli ose “c” me bisht.

3. mendoj se shkrimtare shqiptare ka me shume se lexues shqiptare.

4. per planet e mia, ushtrimi i anglishtes eshte me i mire se ushtrimi i shqipes.

5. nuk mendoj qe shqiptaret e shqiperise do te perfitojne ndonje gje nga shkrimet e mia. duhet te jesh pak ne brendesi te kultures mediokre amerikane per te qeshur me shakate e mia.

6. nuk kam per qellim te shkruaj kryevepra, por te bej muhabet e te kenaqem me batuta.

7. kam deshire te bej te njohur kulturen shqiptare tek brezi i ri shqiptaro-amerikan qe nuk e ka idene nga lidhet shqipja. nese ata mund te lexojne qofte edhe nje poezi me shume sesa kenget e ahengut, une e kam kryer detyren time.

ky bllog do te vazhdoje te shkruhet ne anglisht (ose: kulla e barit nuk do te digjet)

ju pershendes.

20 thoughts on “perse nuk shkruaj shqip.

  1. Mos e digj kullën e barit, por nganjëherë kujtohu dhe për ne ‘narat’😛, që s’e dimë gjuhën e anglikistanit….. sepse të paktën kur shkruan shqip, mund të vërtetosh dhe praninë e ‘lexuesve’ shqiptarë.
    Gjithë të mirat Bletëz dhe mbarë ngado që të shkosh e sido që ta bësh.

  2. Ndoshta do të ishte në interesin e atyre që përtojnë, që nuk dinë të lexojnë shqip që ta shkruaje edhe këtë post në anglisht. Anglishtja ka hyrë gjithandej dhe të mos dish ta flasësh nganjëherë rrudh buzët apo sytë e njerëzve, por ja që ka dhe mjete të tjera ose gjuhë të tjera për ta përballuar emigracionin. Sidoqoftë ti vazhdo të shprehesh sipas mjeteve dhe kushteve të tua. Mbarësi ose Good Luck!

  3. uf, me ne fund shqip qe tjetri te kuptoje nje çik me mire stilin tend. Me pelqeu argumenti qe ka me shume shkrimtare te shqipes se sa lexues. Nejse ne fakt une shkruaj shqip per veten time por edhe per nje bisede me bashkatdhetare mbi “kulturen” apo jeten ne nje vend te ndryshem nga atdheu se mendoj qe eshte e rendesishme per ne ashtu si dhe per ata te diskutojme mbi te perdetshmen qe nuk eshte aspak e ndritshme. Nderkohe per qejfin tend fillova te leçs pak ne anglisht dhe si egoiste e vertete duhet te te falenderoj.

    p.s. ç tjetri e ka direkt ne tasjere.(tc tc)
    p.s. çbere me burrin do na e prezantosh ?

  4. Bletë, edhe pse lexuesit e deritanishëm të kanë kthyer përgjigje në Shqip… nuk ofendohemi edhe sikur të thuash ndonjë gjë në anglisht😛

  5. tetena, pa na i thuaj si e ke bere ate tch e shqipes ti se une nuk e kam arritur ta bej dot. Ka ndonje menyre???

  6. per mendimin tim, gjithsecili mund te shprehet ne gjuhen qe deshiron te shprehet. personalisht shpeshhere shprehem dhe ne anglisht, nuk do te thote aspak qe kam harruar shqipen🙂
    ne rastin tim, “problemi” (nese mund ta quajme keshtu) qendron ne faktin qe gjate gjithe kesaj kohe (histori shume e gjate “pse”-ja) kam marre pjese ne forume dhe bloge lexuesit e te cileve jane nga vende te ndryshme te botes. shume nga keta me “ndjekin” dhe ne bloget e mia, ndonjehere dhe aktivizohen aty. do me dukej nje mungese edukate te shprehesha ne nje gjuhe tjeter.
    Ndersa per komentet ketu, qe ndonjehre jam pergjigjur anglisht, me thene te drejten nuk e di as vete pse, tani qe po e mendoj. mea culpa😦
    just my 2 cents…:)
    b.

  7. Normal, en français sans le ‘ç’ on ne pourra pas écrire correctement la langue française. Oups..j’ai utilisé une langue etrangère…

  8. Blogu jot, rregllat e tuja. Blogu nuk eshte demokraci, po diktature. Kujt nuk i pelqen, i pritet koka (medemek fshihet). Personalisht te jam pergjigjur gjithnje ne anglisht pasiqe ti shkruan ne anglisht.

    Te pershendes!

  9. Oh, tani e kuptova qe ju francezet e paskeni ne tastiere. Sa mire e shkruani kollaj.
    E kisha harruar fare c e frengjishtes, me dukej vetem sikur ishte vetem e jona.
    thanks🙂
    Sikur te kisha dhe une nje tastiere franceze…

  10. http://gjuha-shqipe.com/permbajtja/softuere/as_2_0.html

    Duhet që pasi ta shkarkoni, të rishikoni opcionet e gjuhës së tastjerës,përveç gjuhës ‘normale’ që e përdorni, zgjidhni dhe gjuhën shqipe, dhe për kollajllëk, vendoseni një ikonë tek ‘barra dei strumenti’ (nuk e di se si i thonë shqip, por është rrjeshti i fundit në monitor, atje ku është start dhe ora),nëpërmjet të cilit, me një klik, mund të zgjidhni gjuhën që doni të përdorni tastierën (disa taste ndërrojnë vënd në krahasim me tastierën normale… por është një gjë shumë e vockël,në krahasim me bukurinë që ka shkrimi i rregullt.

    Nëse përdorni Word për të shkruajtur, mund të impostoni edhe opcionin e gjuhës shqipe ( ku nëse doni të bëni korigjimin automatik të tekstit, ju vjen në ndihmë)

    P.s: Bletë, uroj që të jesh mirë që s’paske dalë as sot këtej.
    P.s2: Ndonjëri t’ja bëjë ftesën në anglisht Bletës… se ndoshta megjithmënd paska harruar të flasë shqip😛

  11. edrus, bleta s’ka kohe te pergjigjet se do jete ne udhetim e siper andej nga memedheu….blete moj blete ti shkruj si te vijne ty per mare, masanej ne te tjeret po na pelqeu do te pergjigjemi ose ne anglisht ose ne shqip:))

    Uroj te kalosh sa me bukur kudo qe te ndodhesh!

  12. Hey,

    Sa per sqarim te vogel. Ishte gjyshja ime ajo qe thoshte “se ashtu i do nokja”. Na fal se kishte ngelur i loguar informacioni i shokut kur perdori kompiuterin tim.

    Keep on rocking on!

  13. hej pa problem. kur ka drita ketej nga memedheu edhe shkruaj. memedheun e keni shume mire, sidomos tiranen. durresi kishte ca mushkonja.
    do te shkruaj me shume here tjeter se tani jam pak e kufizuar ne kohe.
    e.t. flm per moton e bukur.
    tene lule flm dhe ju.
    akullin si gjithmone e kam pas vetes
    strangeman, ben salvator, jam e nderuar qe merreni me mua
    edrus, nderi me shtohet dyfish.
    its gjyshja ime thote “rrupe”.
    hugs to everybody from vapa ne tirane.
    blete

  14. Jam dakort me shpjegimet e tua, edhe pse i quaj të tepërta, përderisa blogu është personal dhe nuk i përket…organizatës bazë të partisë!

  15. You know, a good idea would be to write in french, that way everybody brushes it up… I agree with you on that you like to write english so that’s what it is, I do not agree on this though

    . nuk mendoj qe shqiptaret e shqiperise do te perfitojne ndonje gje nga shkrimet e mia. duhet te jesh pak ne brendesi te kultures mediokre amerikane per te qeshur me shakate e mia.

    ta bej qefin edhe duke disagreeur dmth😛

  16. gj.c. i’d write in french, but my knowledge only allows me a french accent. merci por le compliment. LOL
    n.ago, me eshte bere shpesh kjo pyetje, ndonjehere me me force se c’duhet. me sa duket e dine per diskutimet e mbajtura kur isha 5 vjec para organizates se frontit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s