kujtimet e vegjelise (childhood memories)

Me duket e pershtatshme qe ta titulloj keshtu belane qe na hapi Eni (jo se nuk me pelqen te flas per veten) meqe disa nga kujtimet e mia te vegjelise lidhen pazgjithshmerisht me xhaxhin qe na e mori te keqen kete dite.


1. jam femija i pare. si e tille kam te drejte te irritoj prinderit e mi me komente teper te cuditshme (babi vazhdon t’i bjere kokes me grushte qe me lexonte Shekspirin dikur dhe me mesoi boksin e shahun), t’i jap mend motres time, dhe te pajtoj vellain me gjyshen. Po ashtu kam frike patologjike nga pergjegjesite, te cilave mundohem t’iu shpetoj me cdo kusht.
2. kam pas diskutuar ne moshen 5 vjecare ne mbledhjet e frontit, ku me merrte gjyshi. nuk jua keshilloj, sepse deri ne moshen 30 vjec akoma me qeshnin pleqte e lagjes dhe me kujtonin “fjalimin” qe mbajta. pastaj ata vdiqen, po une e kam bezdi edhe sot te mbaj fjalime publike.
3. kam pasur gjithmone nje shkrim teper te keq, dhe kam ngrene goxha dru i cilin nuk beri aspak dobi. ngushellohem me shprehjen se shkrimi i keq eshte shenje e nje mendjeje gjeniale.
4. nese nuk me pelqen nje subjekt nuk e mesoj dot sikur te me varin. nese me pelqen nje subjekt, behem eksperte brenda pak oresh.
5. ndihmoj me gjithe shpirt e bej miq shpejt. deri me sot shume pak nga keta miq kane mbetur besnike deri ne fund. kjo me merzit, deri ne momentin qe e kuptoj se as une nuk jam besnike e askujt deri ne fund.
6. (edhe nje) tradhetite qe kam pesuar, i kam falur, por i kam gdhendur ne kujtese. po ashtu kam mesuar te mos te kerkoj tru nga gomeret, ose pasardhes nga mushkat.

13 thoughts on “kujtimet e vegjelise (childhood memories)

  1. E dashur falemderit per shkrimin:) It was good to get to know you a lil’ bit more.)
    edhe une kma ngerene dru paq ne fillore per shkrimin se e kisha te frikshem.Gjeja qe ende nuk kuptj eshte pse i stresojne njerezeit per te shkruar bukur.Kjo nuk do ti beje ata njerez me te mire.
    Te mbeshtes fort sidomos ne pikat 3,4,5,6…

  2. shkrimi shkrimi, ç’e pyet. Une edhe sot e kesaj dite, ku shkruaj diçka ne nje meter, me pas nuk kuptoj as shkrimin tim.
    Bletezz puntore, miqte jane si dashuria. Mendoj qe nje mik ose mikeshe eshte dhe ngelet e tille panvarasesht se sa rrime dhe sa shpesh shihemi. Veshtrimi dhe kuptimi ne bisede dhe ne heshtje e tregon. Ndaj dhe miqte jane te rralle, dhe bota nuk eshte shume e populluar ne fund te fundit.
    Une nuk mbaja fjalime, veç beja debate pa fund me prindin dhe kam ngelur tek “nuk jam dakord” gjithmone. Kur te duash mund te zihememi me dashuri.

  3. thank you ladies.
    me thene te drejten une nuk para kam qejf te zihem sepse nuk kam fare marsh te mesem. ose filloj e bertas ne kupe te qiellit, ose e mbyll sherrin ne nje qoshe dhe e le aty deri sa me helmon fizikisht.
    po sa per ngacmime me dashuri, e vetmja jam.

  4. Blete mire qe i vure gjithe keto te dhena por fotografi c’ne s’ke vene deri tani (them per te tjeret se une te pashe ne nje faqe tjeter😛 )

  5. po ti mos na i nxirr te gjithe sekretet Ll.
    me eshte prishur skaneri qe prej nje viti e nuk e kam rregulluar akoma. se une jam teper duarshkathet. hehehehe

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s