Postings II (Ervin Hatibi)
I apologize for bringing these here without author’s permission but it seems very important to do so. English versions and other languages are more than welcome.
p.s. Except for the original poems, everything else is edited at the discretion of the page owner, me!
KUSHTUAR KALAMAJVE QE E GDHIJNE NE KEMBET E ”PESEMBEDHJETEKATESHIT”
Nates
Vezullojne si peshq jetet tona
I diktojme me avullin tek hov
Nga goja
Tek brof si gisht femije
Prej vrimes ne corap
I ftohti
Me tri pale dhemballe
Shtrengon duart e popullit si me prange
I ftohti po ashtu mpiks e zbardh
vesen e erret mbi trotuar
Naten dimerore ne qytete
Drita ka marre yjet mbi vete
Si cuna te rinj nga provinca
E i puneson
Ne shkronja tabelash me neon
Bar ”London”
Taverna “Blue Sky”,”Alfa Bank”
Hotel “Tirana International”
Shpejtesise se drites i kercen persiper
Anglisht
Pingul i ftohti si nje luzme me pinguine
Qe hidhen vrik nga kati i pesembedhjete
Me koke
dhjetra mije cope pinguine te tejdukshem
Ne ere
Qyteti bombardohet me frigorifere. Te gjithe ne prize
Ne kembe te hotelit
I fshihen qiellit
Femije pa shtepi
Veshtrojne shkronjat neper graffiti
Elektrike
Derisa syte u digjen prej asaj drite
U behen hi
E keshtu ne ate erresi/nis i merr
Gjumi i nates/e i grumbullon
Me autobusin e vet transparent
Xhamathyer/pa shofer
Mos i fol shoferit meqe s’ekziston
Nderro pozicion ne cdo stacion
Qe te mos mpihesh rrotullohu nga pak
Nga e djathta ne te majte
Si nje qengj ne hell symbyllur{sikur enderron}
Me hurin permes vetes qengji, si vija
Kur S-ne e dollarit penetron
kur isha me i vogel, shkronja g
Me ngjante me nje milingone
Pastaj s-ne shikoja qe ne fakt eshte nje dhelper
A-te jane arinj
F-ja ngjan me nje kafshe krejt tjeter
Gjirafe
Po ti ke ftohte, e vec kesaj
Nuk di as te lexosh
Mbyll syte dhe mbush koken me prushe bosh
Tabelash drite
Ku alfabeti rri nuseron
Mbi nje karrige elektrike
Ti mbeshtillesh me teper
Pas qenit qe fle
Bri dritareve te kuzhines se hotelit
Jeni mbeshtjelle
Ambalazhe per banane apo artikuj te tjere
Femije dhe prape femije!Nise te trashegosh boten
Duke u nisur nga i ftohti
Ngroh syte me reklama
Nxjerr avull nga goja dhe je femije
Nise ta trashegosh jeten tone, shoqerine
Per fryme
Nen shkronja nomade qe ecin gjithe naten
E u shmangen shume fjaleve per te dale ketu
Neper elektro-graffiti banale komerciale
Dhe hutohesh;
nje hallkez e vogel je, ne zinxhirin
E te ftohtit klasor
Qe deshmojne
Te gjithe
perfshire dhe ata qe s’merdhijne
Nje halkez ende prej ari je
kapur ne renditje me nje qen
Dhe ai prej ari te ftohur krejt
Kapur rresht, perdore zinxhir
m
Me dyzinat e lypsave te mitur, prostitutave
Me cmim te lire
Dhe me gjunjet te ngrira si gjinj morgjesh ato
Patrullojne krahehapur, te gatshme per t’u vrare
Ne shesh-masakrat e qyteteve te nates anembane
Rrethuar
Nga yjet prej neoni limoni
Te flamurit festiv evropian
Te ftohurit ne kete bote
Jane vete i ftohti
Jane ky zinxhir mishi prej politike dhe moti
Zinxhir ashensori
Vertikal trashegimie qe na vjen thelle nga historia
Qe nxjerr turma-turma me asfiksi
nga zgafelle e minierave fytyrendrakur
Per ne transhete adoleshente te luftes se pare,me debore
U lidhet per kercinjsh reumatike roberve rremtare
Ne galere
Nje zinxhir me ar minierash
Per sahatin me qostek te lare ne ar
Te Bakuinit, Cese, Karlosit-Ilic
Bombe, flamur, draper, cekic
Ti nuk e kupton kete siklet qe vjen
Nga poshte ajrit
E te lidh
Pandalshem-pastaj gishtat nuk jane me te tute
Ke doren tende ne xhep, s’eshte hajdut
Ti vec shtyn orteqet e bardhenjta
Te frymes
Qe te zgjatohen rreth fytyres
Si mjekra fallco
E plakut paftyre te vitit te ri
Te kesh ftohte
Do te thote
Se s’di gje per ty njeri
Gjalle ne bote
Qeveria dhe media te fsheh
Si monedha ne kek
Ne darken e bamiresise se fundvitit. Te fshehin
Pas se vertetes se hidhur te druve te shtetit
Emri yt si formula e gazit te perditshem
Harruar neper tuba
Verret
Perdhe neper zorret e Rusise apo Algjerise qe ha qebap
Me mishin e vet
Teksa luhatet e dridhet bursa
Ti ke ftohte, jo femijet e atyre qe te zhdukin
Nga ekranet, kopertinat me reklama/madama
Nuk merdhin femija
Qe si kangure mbartin ne fund
Te matrioshkes se moshes. Si ca gladiatore te penduar
Te afrohen kokezbuluar ngadale
Pronare kantieresh, qeveritare
Me helmetat e medha publike ne duar
Femije si ti behen sapo i mallengjen ndonje
vjershe e perkthyer apo gote shampanje
Femije,por qe s’kane ftohte si ti jane
ministra, vipa, mendimtare zyrtare
Trashegimtare shtate brezash
Rojtaresh pylli qe ngrohen
Me vatrat te ndezura
Si festa,
Me drute stive
Ata
Qe na vene revolucionin si alternative
Per te na qeverisur me friken nga ai
Ata qe na trembin me anarkine
Ata qe deformojne fene dhe fjaline
Per te mos prishur rehatine
Per mos te te ngrohur
Mbrohen pas faktit se nuk te kane njohur
Personalisht
Nise jeten mbrapsht ta trashegosh
Me hipin nervat
Kam frike
Mos behesh komunist;me keq
Frigohem mos harrosh
Te ftohtin
I cili eshte ata qe te lane
Te kesh ftohte
Frigohem se mos mendosh
se te ftohtin s’taka kush borxh
Semos te duket vetja teper
Se mos behesh i eger
Se mos behesh vrases serial, ku i dihet
Dhe na fut ne shenjester
Si ne nje varr te perbashket
Te gjitheve qe djegim drute e Zotit
Popullin Kain te te ngrohtit
2001-3
ervin hatibi
“pasqyra e lendes”
with courtesy from ‘loku
Edhe njehere mbi historikun e cmimit te bananave (#)
(ad nauseam)
pertej murit te berlinit
rriteshin kercenueshem bananet e romes
viti njemije e nenteqind e tetedhjete e gjekafshe
xhungla prej betoni dhe celiku dhe paniku
njeriu per njeriun ishte ujk ose murg, rrethuar
me banane
ne nje ishull rrethuar
ne nje ishull te rrethuar
prej nje uji te kuq te gazuar
ish bin ajn berliner
per ne fakt jam ende nje cek amerikan i cili…
pikturonte dhe hante
kryesisht banane
(postmarksizmi ende evolucionist riprodhoi
banane te zeza prej gome
per poststalinistet, nipa dervishesh, te rrihnin
popullin tone me to)
banane urbane
mbushur cit me patate
te zier embel
patatja eshte edhe buke edhe gjelle e nendheshme
vetembjelle ne fushat muzeale te mathauzenit
treblinkes
me pataten bejme patatina; me doren tjeter
perkedhelim ne erresire
barkun e zhveshur te televizorit, mbushur me mornica
patatinat, jo patatet jane i njejti fis me bananet
patatinat dhe bananet me gjithe koka-kolen
krushq dhe paje per madonen
qe martohet me cegevaren
per te lindur ikonen
e rradhes, rrethuar
me bistaket e shkopave te gomes
prodhuar
prej gomes se lekures se bananes
ne uzina televizive (imperiale)
te romes
2002 – “Pasqyra e Lendes”
ervin hatibi
Loading...


se dashurite pa raki se si veniten e treten
se ne raki ne formaline zemra pa u tretur mbetet
kush e ka kte poezi dhe kte liber me robt e zotit
ose
gjej floket e tua ne triko
si mina pas konfliktit
nuk e maj men tamom se ka nja 7-8 vjet qe se kam ate liber
man o'the mountain - September 25, 2007 at 2:26 pm
Per Leh Valesen kjo bejte, si dhe per infermieren e ketij porti polak
Gdansk!
Ben arke e peshkut plot
leshuar mbi beton prej dokerit
Secastopol-sy te mbyturish
tek i rreh thelle shurra e diellit
Durres
ngec barka ne rrasht te reres, a ne leshterike te shurdhuar
si melcite Detin e zi, e kam zene e mbaj ne duar
“Portet jane Sodomat e Marksizmit, rrethuar me uje e
katran”
Astrahan,
per shembull, tjeter emer porti
Dhe s’di si me shtynte pra ky Leh Valesa
drejt Anarkise dhe rakise
te shihja neper lajme te Tv-se se Italise
Pata qare per Leh Valesen
se e dashurova Greven
edhe gjithe Polonite
se urrej une Qeverine
sepse s’e dua hic Shtetin
dua Solidaritetin
kete kopesht
zoologjik
per njerezit e njerezimit
formen
me fetare
te vetorganizimit
Dhe kam qene i vogel shume
Turma me mrekullonte
Katolike e pijanike-te gjithe shoket tubuar
Punetore nevrastenike me mustaqe neper duar
me fund goten!
Dubrovnik!
Poshte Bashkimi Sovjetik!
“Grevat bllokojne Ekonomine, por cojne para historine”
(!?)
Leh Valesa pak nga pak u be kryetar
president polak i shtetit borgjezoproletar
E krejt ma ka ka prishur
qejfin…
Por, te behet ne dashte Pape
gotat plot me Poloni, do t’i rrekellej prape
Le qe kam edhe plot vese
te tjera:
jam rritur me libra Ruse
tje bora eshte e zeze, cdo izbe eshte nje pus
Dhe muzhiket plot inceste te gjakosin me kamzhik…
Te vetmit flamure paqesh
jane rreza paragrafesh
jane ije te bardha polakesh
qe i pata adhuruar me fort se Leh Valesen
E kurre nuk e hoqa shprese
nje polake, nje polake!…!
Per te fal krejt melcine
e te jete rrumbullake
leshraverdhe neper shpine
si kali te me hedhe
nga shtrati ne komodine
perdhe te ma lage rakine
Gdansk! te me pelcase shpatull e koke perdhe
e t’i lutem krejt memec te me ktheje ne stere
VARSHAVE? DY HERE VARSHAVE
eshte nje tmerr kater oktave
keto llave, keto llave
Prishjeje
qe nisen perruar nga kofsha e nga fyti
Perplasen permbi mua mu ne fund te barkut
si i bardhi Drin mbi te ziun Drin
Drin!
bertas Drin!
me djerse e valese
Zgjuar per turp nga gjumi ne pavionin pese
Kati i trete ne Tirane
i spitalit infektiv, hepatit toksik
me melcine time ekspansioniste
dhe embargon e konjakut
dhe bilirubinen qe s’po me zbriste
Shigjetuar kudo
si Shen Sebastiani
me age
ndihmash polake
Dhe ne korridore beh infermjerja roje
Domethene ndez driten ajo statuje pambuku
Me gershetin e trashe si nje krah pa jete eunuku
qe i rri ne shpine
Me gjinjte e larte bjonde perplot tetracikline
sipas meje : Rostok
(dy studente bene qejf gjithe naten
me nje ish-detar ulok).
Ervin Hatibi
“Gjashta Mac”
1995
Patrokli - September 25, 2007 at 4:23 pm
…
letra jote
vjen pa deshire
e terheqin zvarre fijet e flokeve te tu te asaj nate
qe si mina te harruara lufte
me plagosin vazhdimisht, neper rrobat e mija fshehur
….
“Kjo letra jote e bute”
Ervin Hatibi, “gjashta mac”, 1995
Patrokli - September 25, 2007 at 4:25 pm
Nje nga te paktat te shkurtra te e.h.
PUBLIKE DHE E TURPSHME
Sec mban ere banja e shkolles, nje ere si plage
Ashtu e bardhe, si koke e fashuar
Se zemra nuk fashohet
Ja aty, me dhembe e mbante bluzen pak ngritur…
Jam romanti: zhgarravis pak murin
Dhe e mbyll ate dere grash si nje plage qe s’mbyllet.
1993
Patrokli - September 25, 2007 at 4:33 pm
o patroklo kjo letra jote e bute kaq osht apo ti ke kput vetem i cop
man o'the mountain - September 26, 2007 at 5:02 am
o Mono, mo e gjat mo e gjat; ta shkruj kur te shkoj ne dhomat e mia, se jam ne pune.
Patrokli - September 26, 2007 at 8:48 am
qeke ne tirones
man o'the mountain - September 26, 2007 at 9:12 am
na doli klyshi ‘re lale
mos e ke pas gjo fiksim me bo tortura ti kur ke qen i vogel
man o'the mountain - September 26, 2007 at 10:35 am
“kur musha 10 vjec babi m boni dhurat i karrige elektrike”
man o'the mountain - September 26, 2007 at 10:39 am
…”pes’met vjec kur i musha
rash n’kontakt me ca zonjusha”…
PS: Blete, na fal. U be k’tu …Q&A session mo.
Patrokli - September 26, 2007 at 11:05 am
edhe lujte me peta me ato, me litar , e ka kush e ka…
man o'the mountain - September 26, 2007 at 2:27 pm
how dare i
man o'the mountain - September 26, 2007 at 2:38 pm
go ahead, no more apologies, please. I am enjoying this.
bletebzz - September 26, 2007 at 11:07 pm
Bletë, ku mund të gjej të përkthyera në anglisht, të Hatibit?
Ravintsara - October 4, 2007 at 10:55 am
hej, kontrollo faqen e Robert Elsie (ne listen e bllogjeve ne te djathte) disa jane ketu nen “work in progress” dhe ‘Postings”
te lutem mos harro te shtosh burimin nga i ke marre sepse “perkthyesit” jane te tere vullnetare.
bletebzz - October 4, 2007 at 3:10 pm
p.s. here pas here kontrollo kategorine “find the author” ketu ne blogun tim.
bletebzz - October 4, 2007 at 3:11 pm
Public And Shameful
There is a certain smell permeating the school bathroom, a smell like a wound,
So white, like a bandaged head,
Since hearts cannot be bandaged.
Right there, she was holding her shirt up with her teeth,
Just a little,
I am a romantic: I scribble on the wall,
And close that women’s bathroom door, like a wound that won’t close.
bletebzz - October 5, 2007 at 12:22 am
cool.
Patrokli - October 7, 2007 at 7:58 pm
Blete, du gjashten mac. Me patjeter! Kopjoje, gjeje, vidhe, me jep kopjen e vetme qe ke, vri veten kur i thone, pune per ty.
PS Te premtoj nje poezi te perkthyer ne anglisht ketu po ma sajove 6-en.
PS2: Edhe ato te IK mi ki iujdes, sic e di already.
Thx!
emigrant - October 7, 2007 at 10:47 pm
Emigrant, mos e bej.
..mos e lexo gjashten mac….ne pac ndonje fije meshire per veten…
Do mpakesh…
do mbytesh, degjon?..do mekesh. …
do duash te vdesesh, ama edhe te rrosh edhe ca, sa t’i japesh fund faqeve. fryma do te te dale prej melcise si tym i verdhe bilirubine, e zjarri do te jete diku gjetke, mes barkut poshte dhe zemres lart..
po sidoqofte, 6 mac do e gjesh here pas here, te postuar ketu.
Patrokli - October 7, 2007 at 11:32 pm
o patroklo je kriminel
mos ardhsha n amerik se im goin to hunt u down like a dog ill rob your house and your book
man o'the mountain - October 8, 2007 at 10:29 am
o emigranto ja di shpin kti patroklit ti
man o'the mountain - October 8, 2007 at 10:32 am
Whole Lotta…
Nga një bllok në tjetrin më humb
Një vjershë për ty Lotta
Ti ecën larg, e nuk druhesh të kthesh kokën
për të verifikuar
supet e mija: ne njihemi
Ne s’flasim: pa fjalë pa duar ti ma tregove
E para
Mes shokësh, mes nesh e kërkuam e s’gjetëm
Argjend i ngrohur me pështymë
Aty ishte përdhe
Unazë gishti nënash që ia dëshiruam sho-shokut
E nuk e dallonim, një nga një kokëqethur larg shtëpisë
Në rrethina një burrë i huaj na përdhunonte
Pa frymë mbi njeri tjetrin, larg nga shtëpia
Lotta, kështu kjo fëminia
Më vjen, më ikën me ëndrra
Mes dhjetra qelqesh, dialektesh ti Lotta
Me një triumph të hapur në faqe
Me nje fustan më vjen, më çudisje, e qaje
Kur me dhunë ta vishte mami
Gjunjët tanë puqeshin në quka
Në ëndrra është mëhalla jonë, filmat
Më shpata druri të menduara
Që na thyheshin: po biçikletën Lotta, biçikletën
Ku na mësoje biçikletën, e në fakt më mësove dobësinë
(do sqaruar mosha jote, më e madhe se e jona)
Shtëpinë të kesh kundër, edhe rrugën
Fjalëve t’u druhesh, pa bërë dot pa fjalët e përbuzjen
E pastaj në darkë me biçikletën përtokë
Të të shkrythet gjoksi nga një vakësi pa emër
Unë mbaja timonin, ti pedaleve u mëshoje
Bark e kurriz ngjitur si një peshk I vetëm
Fshehtas rrotulloheshim nëpër rrugica
Nëpër dy boshte halash prej teli biçiklete
Jashtë asfaltit me vija të bardha, për ty flet mëhalla
Lotta a të kujtohet
Mos humbtë kurrë banja e vjetër e shkollës fillore
Shtangia e mozaikëve të ujit përdhe
Që pëshpërijnë në tavan
Aromë e mirë e jashteqitjeve miturake
E gjitha kjo gardhuar me gjëmime të forta gjoksi
Se aty ishim ne
Në kope, vëzhgonim si rriteshe pasditeve
Si largoheshe nga ti, nga ne
E nga bluza
Por unë përherë e kisha ditur se ti ishe ndryshe
Të dy e kishim ditur bashkë se ti ishe ndryshe
Ndaj rrija unë larg shokësh
Të gjithë më tallën me hundë, shfytyruar për mirë
Pantallonat e shkurtra që fërgëllonin poshtë nëpër gjunjë
Këto
Këto gjethe të reja në shirita filmi të vjetër
Më flit. Kam dëshirë të jemi aty edhe njëherë tjetër
Aty ku fillove
Lotta ti çun i shëmtuar.
Patrokli - October 8, 2007 at 11:10 am
“Whole Lotta”
1993-1994
Эrvin Hatibi – PoЭzI- “Gjashta Maç”
Patrokli - October 8, 2007 at 11:14 am
Patrokel, c’te them? U mundova te gjeja nje adjective per poezine e Lottes…. beteje e humbur… me ne fund i dhashe dum, se s’doja ta lija pa gje… eshte SHKERDHYESE! ne kuptimin me te mire qe ka kjo fjale….. kshtu i vrasin kuajt… keshtu nderzehet truri…..
edhe nje ne te ikur e siper: jo e perbindshme, por e perxhindshme…..
PS: kjo si “i ikur fare” – merre me te dyja kuptimet kete, ne fakt me shume ne ate te dytin: shyqyr qe nuk jam me aq i ri sa per te hyre ne sekt…. se si tek ai sekti i Tolstoit, mbase eshte vegjetarian EH (ja prape dreqi, a nuk te duket se ky akronim eshte rezervuar per xhinder te te gjitha llojeve? ), pra mbase eshte vegjetarian, dhe e vetmja gje qe nuk do beja per kete alien do ishte te hiqja dore nga ai qengji shpuar nga helli si S-ja tek $…..
——-
Blete, te vijme ne teme, do sillem mire, do them gjithnje “te lutem” dhe “falemnderit”, do te te sjell edhe lule, gentleman i vertete do behem…. po…. ate gjashten mac? he? mos nigjo patroklin ti, se “pash me pash du ti bij gjashtes”…..
emigrant - October 8, 2007 at 12:53 pm
pa c’me hapet bela. hajde mo se do e gjejme per ty.
bletebzz - October 8, 2007 at 12:59 pm
guess it’s the flowers….. ok ok, what kind?… or some good steak will do just as well or even better…. don’t let us die under the quandary…..
(“…..vetem ne paris blihen lule me para…. tek ne i hane gomeret ….. ” Bep Shiroka, po qe se te kujtohet
)
emigrant - October 8, 2007 at 3:14 pm
Nuk ka me Gjashta. Gjashtat u botuan. Dhe Humben.
As ne Bibloteke Kombetare po te vesh, nuk gjen me Gjashta.
Emigrant, lexo kete vella, pak drite dhe poetike, pak dyll te shkrire brenda kermijve te veshve. Veshet jane brenda, ndersa degjimi, ashtu si te gjithe shqisat e tjera, jashte.
Mbase eshte e “perxhindshme”. Dua te them, se estetika e kesaj fjale i mburret dhe tejkalon te Verteten, por pak rendesi ka kjo.
Ne besojme gjera te ndryshme nga ato qe besojne fjalet vete.
Po te vras me kete:
KJO LETRA JOTE E BUTË
Malli ynë është i ndryshëm moj vajzë
Në qytete të ndryshme
Lodhem në atë natë të hershme, unike
Këtu brenda ikonave guacka
Të qepallave të tua
Ku shkundin varak fluturat e natës
Rri e lexoj i praruar
Letrën tënde të vetme
Atë frut të largët që varet tani
Duke u tharë me dinjitet
Në degët e kopshtit tim
Letra jote
Vjen pa dëshirë
E tërheqin zvarrë fijet e flokëve të tu të asaj nate
Që si mina të harruara lufte
Më plagosin vazhdimisht, nëpër rrobat e mia fshehur
Por unë s’i di
Letra jote e fundit, e lexoja që atë agim
Me ty në shtrat, që flije ende
Letrën tënde të vetme
Ti strukur krejt mes këmbësh të mija
Si një enë me qumësht të vakët
Unë vëreja aty poshtë shtratit
Sandalet e tua që diçka dinin
Vëreja dhe e ndjeja
Sapo t’i shkelje me thembra, unë
Do të mbetja pa frymë
Duke parë
Të ngriheshe
Thua se do të ngjishje pas këmbëve
Mushkëritë e mija të dyja, e do të ikje me to
Pa zhurmë
Nga ajo dhomë që rastisi
Oh, në ta nissha letrën tënde lamtumire
Do të të trulloste edhe ty trishtimi
1992
Эrvin Hatibi – PoЭzI- “Gjashta Maç”
Patrokli - October 8, 2007 at 3:55 pm
emigrant, bliji patroklit biftek se atje qendron celesi qe kerkon ti. une jam thjesht ndermjetesja.
gjithesesi ju befshin mire.
bletebzz - October 8, 2007 at 5:09 pm
Unë vëreja aty poshtë shtratit
Sandalet e tua që diçka dinin
Shiko, e ke pare nje film me John Travolten qe pati nje tumor ne tru qe i rriste kapacitetin e trurit ne menyre eksponenciale…. deri sa arriti ne ca nivele jo njerezore….
…. po ate tjetren gjithashtu, kur per te shprehur ekzakt palcen e dickaje duhet me patjeter te thuash fjale te ndyra; asgje tjeter nuk e jep the fucking kernel of what you have in mind…. it’s just the scatology helping there…. e shtuna e motres, ose kjo, ti sjellin ne mend keto… s’eshte blogu im ky, pa njeqind “f-words” me erdhen ne mend fill pasi kalova poshte si spec djeges
“fijet e flokëve të tu të asaj nate
Që si mina të harruara lufte
Më plagosin vazhdimisht, nëpër rrobat e mia fshehur”…
….e di, nje indian esnaf me thosh para pak javesh ca te reja nga bota e spice-ve, fliste per specat djeges vertet, qe djegesine e masnin me nuk di c’njesi….ok, me 100 njesi ishin nga ata qe te nxjerrin lot nga syte; kishte nje te ububushem qe ishte me 1000 njesi, nje therrime e tij ne gjelle, cmendte gjithe lagjen…. pastaj, vazhdoi indiani, kane sajuar nje lloj te ri me 10,000 njesi…. ky lloj kur e prek vetem, te ngjit djegesiren dhe duhet te lash duart… nuk mund te mbahet ne nje raft ne kuzhine se terbon gjithe shtepine dhe ca me tej…. e do thuash ti c’tu kujtuan gjithe keto… jo, mor, jo, ja kot, ashtu, po mendoja sa njesi djegesire kane ato vargjet qe te thashe me lart… une e kam nje numur ne mend, por s’po e them….
FLM ne katror…. (needless to say, po pres prap per spec djegs….. jam i durushem une, mos me ruani hic, edhe po me dolen lot nga syte, mire me ben, thone qe sikur pastrohesh ashtu…..a?)
emigrant - October 8, 2007 at 5:22 pm
uu talk to us dirty baby…
emigrant, just joking. feel free to express yourself, or feel free to challenge yourself, and use your intelligence to avoid dirty words. we’ll appreciate you anyway.
bletebzz - October 8, 2007 at 5:35 pm
mire atehere.
Ti e zgjodhe te vuash. ..Une jam me leje…Ne nje fjale tjeter, e zgjove po ashtu. ..Se une prape me leje jam e Dhimbjen ose ndonje emer tjeter ne kallezore qe fle neper xhepat e xhaketes, mund ta kisha pertypur i qete e me veten, si lopa ne grazhd.
kam patur njehere ne duar: “Po tani o i shkrete?” – liber me spiunazh,… nuk di ne te kujtohet…
Tim vellai ia kishte dhene nje shok, i cili, nje jave me mbas, ekzatesisht nje jave me mbas (saktesojme viti ‘88, dhe rreth 18 vjec) u mbyt.
Keshtu pra, imagjino me c’peshe e durim, e mbaja ate liber nder duar, ate dite ne biblioteken e shtepise: ate liber si plage e re dhe e pafashuar, ajo vdekje e panevojshme ne kornize, ajo vdekje e nxituar por me nje tempizem te shkelqyer me dhuraten : “po tani o i shkrete?”
Me te njejten peshe e vuajtje lexoj perhere kete vjershe, qe po te ve ketu poshte.
Nje kumt, Nje vdekje pritet te ndodhe dikur, diku. A mbase nuk ka per te ndodhur kurre, e duket sikur ka ndodhur. Sa here lexoj kete poezi.
DANISHT
Danisht e shkroi ajo librin
E patave tė egra
U ngjiti dhe emra
Personale
Sapo hapet fleta e parė
Si kandrrat emrat patat kollofitin
Sapo hapet fleta e dytė
Njė aromė djerse gjysheje ndjej
Nė sqetullėn mes dy fletėve tė librit
Ėshtė vendi ku gjyshet na pėrgatitnin
Tė lindnim
Mė kujtohet kur i pyetnim nga dalim
Prej nga sajohet lindja jonė nė botė
Ato thoshin nga sqetulla
Shkujdesshėm sqetullėn na dėftenin
Njė tė vėrtetė qė tė turpshme e bėnin qimet
Prej aty lindi dhe letersia pėr femijė
Bile dhe femijė lindi sqetulla
Teksti flet qartė
E shkroi njė grua
Danisht
Ilustrimet me akuarel joshin njėra-tjetrėn
E kėshtu fletėt lėvizin, mė zhvendosin
Pėllėmbė pėr pėllėmbė drejt feminisė
Fėmijė-agoni, i grisja librat pėr femijė
Fėmijė i lig qė vetėm dyshoja e gėnjeja
Kėshtu qė qeshė i pari qė zhvesha njė vajze nė mėhallė
Miturake si unė e shfletoja me njė gisht tė lagėt
Dhe kėshtu i fundit teprova njė dekadė me vonesė
Duke shfletuar vetėm libra si ato mbathje tė pastra kukulle
U rrita nė libra, qeshė i fundit qė zhvesha njė vajzė
Por tė pakten shpėtova
Nga dhelpra
Dhe dlirėsia e pulės
Si edhe nga fshatari i menēur qė mundi mbretin
I shqepi edhe tė bijen
Dhe ja kam arritur tė shkruaj pėr mrekulli
njė vjershe qė i vogėl
pėr sytė e pafaj tė ujkut
Dhe frymėn e tij tė athėt
qė hukat zemrėn time-kėmbanė
Foshnjė rritur nė njė pyll tė shpyllėzuar
I zgjodha qė pa mesuar tė lexoj
Librat
Me njė shqisė tė inatosur qė i ndan saktė
Kėrpudhat e helmėta nga tė ngrėnshmet
S’pati kelysh kurve tė mė mbyllė
Nė azilet me ilustrime tė femijeve
Libra tė shiturish ku fillon dhuna
Ashtu si e pakuptuar
nje inkuizicion i madh, njė zjarr duhet
Ta djege injorancen e librave pėr fėmijė
qė janė libra si tagjia nė drithėra
Gjenerata tė frikshme rritur nga gjyshe qė vdesin
Dhe libra me makiavelizma juniorėsh
Poema pėr fashizmin kristian dhe alkiminė
Libra qė nė fakt duhet
Plot art e lajle tė na i servirnin
Por krejt tė thinjur
Tė dėshironim vetė tė vetėhumbnim kontrollin
(Le tė prallisnin kuajt ē’tė donin, le tė thyheshin gardhet
Nga pornografia infantile )
Tė na provokonin sa tė donin pėr tė provuar besimin e fortė
se nuk ėshtė krim vetėm ta shkruash librin
se nuk eshte krim vetėm ta shkruash keq
se nuk eshte krim vetėm ta shkruash danisht
E patave tė egra danisht t’u ngjitėsh emra
Krim ėshtė se ti je nėnė, duhet tė jesh nėnė
O nėnė, libri ėshtė pėrdhunimi i parė qė pesova
Sapo mėsova tė lexoj
une nuk desha tė pėrfundoj kėshtu
Por libri kėshtu pėrfundoi
Fjalė…
Pra krimi yt ėshtė se lehtė-lehtė
Projektove
njė dhunė tė destinuar pėr fėmijė
Me pata folėse daneze
E bėre siē thashė lehtė-lehtė
Pengesa e vetme, arti i gatimit dhe morali
qė nuk e di a i ushtrove nė javėt intriguese
Kur shkruaje ēudine ritmike qė s’ndalej as nga ato vetė
Oh… zonjushe mė fal, zonjė skandinave e pa emėr
Mė fal pėr gjithė kėtė ligėsi
Atė kodosh libėr nė fakt as qė ta kam lexuar
Por ky tėrbim mė mban gjallė
(Jam krenar qė kam qenė i kuq flakė)
E ta dish, ka kohė, vetėm sa lodhem pėr pak qetėsi
Pak vetėpėrmbajtje
E mbase ėshtė e vėrtetė qė ne i duam fėmijėt njėsoj
Dhe qetėsinė
Dhe unė mbase paskam bėrė krim
njė fjalė e fundit:
A ke qene krejt e qete pėr ato patat
Kur i shkrove
Apo je treguar kaq makabėr sa na ke lėnė tė zgjedhim?
1994
Patrokli - October 8, 2007 at 5:41 pm
Patrokel, doja vetem te dije qe e mora! procesi i zberthimit te proteines ne gjendje quaternare sapo nisi (kjo eshte struktura me e larte e proteines, if you did not know)… do zberthehet ne aminoacidet perkatese per tu ribashkuar perseri ne proteina te mijat, sipas kodit tim gjenetik… abc e jetes sapo nisi edhe nje here…. flm. deri se shpejti.
emigrant - October 8, 2007 at 6:05 pm
Blete, dua ta degjosh – Rachmaninoff: – Koncerti per piano no 2. (e luan vete S. Rachmaninoff)
http://youtube.com/watch?v=WkvFZpOhFjA&mode=related&search=
…qiejt e ngrysur pa lejleke
dhe shirat pa ylbere ne mes…
Patrokli - October 9, 2007 at 6:32 pm
emigrant – thnx 4 ur understanding
…
Patrokli - October 9, 2007 at 6:35 pm
patroklo ma ke bo qefin me rahmanin. blete PRANOJI DHE BONI KALAMOJ, SHUM KALAMOJ
dhe tashi na co pra lale noi tjeter nga ato t 6shtes se do t mallkoj noi dite.mere seriozisht kte qe po t them
man o'the mountain - October 12, 2007 at 9:37 am
o mono, bleta i bo vete kalamajt e vete. bletet i ajn burrat blete pasi i shtrydhin. (ej nga dallohet bleta nga bleti?).
perhere kam pyt veten.
patrokli - October 12, 2007 at 5:13 pm
patrokli,
vetem nene-mbreteresha blete ben kalamaj.
Selfmaderadio - October 13, 2007 at 4:38 am
…nene-mbreteresha… nen mbreteresha… mbi mbreteresha…
…hmmm…atehere mendoj se eshte me vend revizionimi i shprehjes sone te bukur shqipe: “e hodhi si limon i shtrydhur”, me ” e hodhi si bletth te perdorur”… Po sikur nene-mbreteresha hic me bletin, por me grenxin?
Ja ku dalim tek posti i Bletes (Bletes se vertete, the BLETA I mean)
Tani jepni variantet : si hakmerret grenxi? ke merr ne telefon dhe pse? a bashkon forcat me bletin kunder Nene_mbretereshes? a na duhet ne kete pike te fusim ndonje kanderr tjeter ne loje?
Ja mendoj se mund te merremi ca me kete pune, sa te mbaroje shiu kendej
te pershendes SMR
Patrokli - October 13, 2007 at 5:56 am
Patrokel, pse domodsoshmerisht grenxi dhe jo grenxu. Ose grenxoja, grenxua…. “o grenxo, ku vete k’shtu…. o gjer te grenxa (bleta? etc…) kam pak pune”….
Ju pushoi shiu? Thjesht per solidaritet po pys….. si pune brothers in arms, medemek….
OK, let’s cut out the crap, here comes, my first Hatibian contribution (sorry the typos and the lack of “ë” … are you gonna make it “hallall” to me?) all due to a courtesy of a very dear friend:
Too drunk to…
(Dead Kennedy’s)
Tani disponoj edhe seksin tend
jam i lejuar ta prek
i lutur ta hukas.
E ke te thjeshte ti
Thjesht rri shtrire ne krevatet e mija
dhe urdheron te pushoje muzika
te fiket drita
E qesh pertej mjekres tende me dhembe
si edhe pertej
Amfiteatreve te fytit
syte e shtrire, e bardhe, e bardhe….
Pastaj barku yt me faje terheq
vrraga te trasha
ajri
Ti po e punon me shate ajrin e dhomes sime
une sillem neper dhome si Lenini
bythet e mija te zhveshura ne terr
jane dy o-te tek fjala alkool
E ty te keputet shpirti
qesh,
Me cicat e tua prej qeni, kur une te them
se lipset te kesh nje pale te tjera si keto
Cica qeni qe i kane varur syte njera djathtas
tjetra majtas
si ne flamur
(pushon e qeshura, ato pushojne se duartrokituri, cicat)
(behet heshtje)
ti kerkon pa u ngritur cigaret
Qe i mban ne çante
ku ka edhe plot gjera te panjohura grash
Zhurma e çakmakut tremb barkun tim te vdekur
fshin shpejt figuren tende nga rera e syve te mij
atehere une shtrihem prane teje
kjo cigarja si femije pleqerie, ose si ndonje gje
tjeter me e sakte qe i lidh dy vete
edhe po s’qene ata te dy
fjalet e tua jane rrethuar nga nje ze i padegjuar
ti methua mes tingujve se s’duhet te te therres me
- Kur je i pire… – shton
Asnje e dhene tjeter pastaj
per trupin tend, a je shendoshur me
a i ke krejt vetullat
Thonjte e mi
rriten
jane ngulure ne djerse
ne Viet-Namin tend te rruar pa napalm
Ti qesh megjithate me tym
Dhe une ta di emrin
E ti nuk do qe une te trishtohem
ndaj
me pickon here-here
ne nje nga bythet e mija te ligura
si mollezat e poetit me tuberkuloz
E asgje
s’me ndalon te qaj vete
mos ler te ulen syte e mij.
emigrant - October 14, 2007 at 3:45 pm
o patroklo nona m’retnesh nuk osht kurv or tej
man o'the mountain - October 15, 2007 at 5:44 am
hahaha ej mono, uhuhu, me shpirt kom qesh me shpirt. rrofsh mono sa malet tona!
Karmapolitick - October 15, 2007 at 6:40 am
karmapolitick c’est moi!
patrokli
Patrokli - October 15, 2007 at 6:41 am
lol
for man, bleta mbretereshe eshte e vetmja femer ne kosheren e saj, bleterit jane te ndare ne pllenues, obortare, ushtare dhe punetore.
eshte e drejta e bletes te flere me grenxin nese i do thumbi, ndersa bleterit i bejne fresk dhe sherbejne mjalte. gjithesesi seksi i bleteve i sherben vetem pllenimit, keshtu qe grenxerit zbohen nga foleja se jane shterpe.
pastaj varet sa kinky eshte bleta.
bletebzz - October 15, 2007 at 2:46 pm
Jam lodhur nga bukuria jote
Jam lodhur nga bukuria jote
Qe ti aq thjesht ma fal
Aq lire
E pa me njohur.
I paqi, I pafuqi eci
Eshtrat si hardhite ne pranvere
Qane ose mu drodhen
Veshtrimet drejt ajrit tend
Plage me rreshtohen
Dhe qepallat s’me sherbejne dot:
Ti rron ketu brenda
….u çmenda….
——————–
I’m tired of your beauty
I’m tired of your beauty
Which you so plainly lend to me
So discounted
And without knowing me.
Feebly I walk, feebly
My bones like the vine in spring
Wept or trembled
The stares at your air
A queue of wounds
And the eyelashes can’t be of use:
You live herein
…I’m getting crazy.
emigrant - October 15, 2007 at 9:08 pm
blete nigjo ktu:
e para punes bleta osht shum e ndergjegjshme per detyren qe ka dhe nuk qihet me shkjahun.
e dyta
mos e ngatrro poligamin me kurvllikun
e treta nuk ka dyshim qe burrat blete are total fuckin wimps prandaj edhe the roles are switched kshu qe burrat meren vetem me sektorin e pllenimit dhe grate merren me punet e renda dhe mbrojtjen e folese duke sakrifiku edhe jeten like true mujahidin.
e katra dont you go fuckin serious on me cos i hate extremist serious people, plus I LOVE YOU
”i thoni zjarrfiksve te mos hyjne me cizme
ne zemren qe digjet hyhet me ledhatime”
e pesta mos m dali njeri te m citoj marksin apo noi inteligjent tjeter t nones se e thy n mes
man o'the mountain - October 16, 2007 at 5:33 am
Gruaja eshte edhe blete edhe grenze edhe patate.
Mao Ce Dung
Patrokli - October 16, 2007 at 6:06 am
patroklo je tirones se ska mun’si
man o'the mountain - October 16, 2007 at 6:16 am
s’ka munci pra. tirons jom.
Patrokli - October 16, 2007 at 6:17 am
citimi i mosiperm osht historia e shqipnis SHUM E KONCENTRUME. kjolloj ironie mun t bohet vetem n tiron . duhet ta ket fajin noi lloj radioaktiviteti nga kodrat rreth e perqark
man o'the mountain - October 16, 2007 at 6:23 am
Wow… was that a typo or what? (shih “i pafuqi”)
ravintsara - October 16, 2007 at 7:49 am
ta mash men!
PS pupupu sa v’rejn k’to t’rit e sotem…..
as i gjosen s’un i “rreshket” ….
emigrant - October 16, 2007 at 9:00 am
unfucked in the USA
man o'the mountain - October 16, 2007 at 9:17 am
uuu i am shivering in my little heart stomping booties!!!
i thank you for your contribution and wish you remain “feeckble” no longer.
emigrant, truth will out
ravintsara, good eye! me like.
man’, stop cussing. an eloquent sweetmouth like yourself should be able to express self without sounding like he is trying too hard.
patrokli, stob baiting man’
bletebzz - October 16, 2007 at 9:38 am
Parfumi yt
Ti je? Ti je? E njëjta?
Goja jote varr i gjallë detar
Me aromën e fërnetit
Të puthitur trupat tanë nga frika
Në kërkim të mejhaneve pa garipa
të portit
Por ama me “zhurmë e tym” i kërkonim
Që askush të mos na shihte kaq pa frymë e të përkryer
E kështu s’e gjenim një të tillë, këmbët e rënduara
Si shishe na thyheshin në mes
Puthjet e rërën me brazda plagosnim
Në gjurmët tona të thella varrosnim
Gjithë vitet që kishim kaluar pa u njohur
Buzë detesh me emra të ndryshëm
Ajo natë në dritare si pulë e zezë
Ngrohte të vetmen hënë vezake
Nga ku del gjarpëri i gjithë mollëve
Mollët e tua të bardha
Bashkë i kafshuam
Dhe të nesërmen i mallkuam, kur
I njëjti autobus u nda më dysh
Për të na degëdisur në drejtime të kundërta
Tani
Me një guxim të mjerë
Nuhas gjithë ditën, të betohem
Gojët e shokëve në klub, për atë Zot
Eshtë era e saj
3 mars 1993
“6 maç”
akull-naja - October 16, 2007 at 9:42 am
B, vej bast qe Hatibit do i bohej qejfi shume per revizionimin e pare te vepres se vet. (e pranoj qe ishte typo, OK, no need to show off cooler than I am…. which I am without fail, as you know…
)
PS Keshtu besoj do i jete bo qejfi ene Marksit (mjekrosh edhe ky by the way) kur e revizionun per here te pare…. revizionistat e mootit…..
S’ëm the, B, si t’pelqeu….. (ta qis me cengel un’ ene kur s’t'ka pelqy)
emigrant - October 16, 2007 at 9:53 am
ps ë-ja te “S’ëm”-ja nuk ishte typo kët rradh’….
emigrant - October 16, 2007 at 9:55 am
Eva dhe Ademi
Eva ishte një infermiere e vogël
Nën përparset që ia frëngëllonte
Një kurm biond
Nën përparësen e bardhë
Ajo e hutuar, ashtu e përkryer në shkurtësinë e saj
Dhe sa herë i patën shpëtuar shkallëve
Shishkat e serumit
Për Ademin, praktikantin e fakultetit të mjekësisë
Ajo kurrë nuk pati ndjerë bezdi
Përveçse kur kthente kokën e i vërente
Caçkën ku mugullonte një lëkurë e rrallë pa qime
S’është fare nevoja këtu ta themi
Se si gjithë infermieret ajo
Një ditë më jepte përshtypje kuçke
E në tjetrën prej ditëve jo
Qëlloi aty, unë ende s’qeshë shtruar
Në pavionin dy (kati i tretë)
Një ushtar i plagosur, i zhytur në ethe
Në bunker, një natë nga vetmia a kush e di
Qe mbyllur e shtinte brenda fishekë
E ciflat e kishin përcëlluar, në gjunjë plumbi rikoshetë
E gjysëm i shurdhët kllapuriste
Në shtretër që i djerësitte
Sikleti i tij ishte torturues
Tek zhvishej nudo nëpër koridore, e shqiste fashot
Me pulpat e rruara për turp të pacientëve
E të Evës, e gjora si motër ia duronte
Vëllazërinë të marrit
Pak a shumë kështu ndodhi
Në turnin e vonë
Kur Ademi, fshatar dhe konviktor
Po e qetësonte ushtarin
Që çapëlehej duke thirrur e kënduar
E symbyllur qe edhe kur si përherë iknin dritat
Errësi mbeti dhe zëri zhaurinte pavioneve
Mbyste zhaurimën monotone të një radio dore
Ademi djalosh i thjeshtë
As vetë s’e diti e u rrënqeth aty
Mbi krye të kokërruajturit
Kraharorin e ndjeu t’i valëvitej në terr
Ndërsa një ish-gjimnazist i gjakosur ushtar
Këngëzonte Esenin
Ndaj kur hyri Eva (gjithë e tërhequr prej zhurme)
Ai e tërhoqi prej supi
Dhe i kërkoi lotin t’i fshinte ajo
Dhe ndodhi që në errësi
Ata i shmangën mantelet e bardha
E u rrëzuan
Plot erë jodi e ku e di
Ashtu ngadalë u puthitën në shtratin përbri
Nën atë fjalosje vetmitare plot kumb e varg
Carçafët të stampuar nga magazina
Me ato iniciale të pakuptueshme
Vulash trekëndëshe e rrumbullake
Carçafët i pikëloi një qumësht i errët
Dhe kotej zëri i ushtarit me atë plumb në gjunjët e lagët
Ai kurrë më një këmbë s’do ta ketë dhe drejtoria
Si në libra Ademin e sikterisi
E sikterisi edhe shkolla
Në fshatin e tij në darkë, kur kthen nga miniera
Nuhat tek e nxjerr nga sirtari
Kanotjeren e asaj nate
Me aromën e saj gjithmonë e më pak shpuese
E ashtu edhe më vrasëse
Kopsitur me një nopllë të verdheme
Që i kujton këtij, syprishur, se duhet shpaguar
Një gjak pa arsye
Ne rrimë ulur tek ai shtrat i hekurt
E kanë nderë në koridor si atë rrjetën
e braktisur, magjepsur
Që kapi peshkurn ters (sirenën)
Presim të heshtur e të sëmurë se mos njohim Evën.
29-30 prill
“6 maç”
akull-naja - October 16, 2007 at 10:30 am
noplle =njollë (rreshti i 8-të nga fundi)
thx for correcting, B.
akull-naja - October 16, 2007 at 10:34 am
and the year is 1993. my last word for today, my time.
akull-naja - October 16, 2007 at 10:37 am
meqë s’shquhem për mbajtje fjale, dhe shpresoj se mund t’i editosh postimet dhe ti korrigjosh, ja ç’më zunë sitë:
korridor dhe jo koridor (vargu i 4-t nga fundi)
peshkun dhe jo peshkurn (vargu i 3-të nga fundi).
pas kësaj, fshiji të lutem këto komentet e mia.
cheers, B!
akull-naja - October 16, 2007 at 10:49 am
hey, you are still here. happy to hear from you. my internet filters are too strong for me to comment on blogspot blogs.
flm per kontributin, sepse jane te reja edhe keto per mua.
do te perpiqem t’i rregulloj sa me shpejt. (ndofta sot ne darke.)
best
bletebzz - October 16, 2007 at 10:51 am
o akullnaje o zjermo rrofsh mi amon se na nxiu jeten ky patrokli
a ke noi tjeter e
man o'the mountain - October 16, 2007 at 11:08 am
Këtu jam moj shoqe, këtu. Po s’kam pasur shumë kohë as për të lexuar, jo më për komente, ndaj s’jam ndier. But I always have an eye on your pieces and enjoy them.
Për poezitë, kënaqësia është krejt imja. Kur po i kopjoja, për një të mijtën e sekondës, m’u duk sikur po i shkruaja vetë, dhe ajajaj…njëfarë orgazme shumë e shkurtër (një e dhjeta e një të mijtës më…) por e identifikueshme më dha endorfina për gjithë darkën…kënaqem me pak, e di…
Përshëndetje!
A.
akull-naja - October 16, 2007 at 11:16 am
Rrofsh dhe ti o burrë mali! S’po ta prishkam dot… m’u dukërka sikur po më kërkon bukë…Ja dhe një:
Probleme ndriçimi
Thithe cigaren, të bëhet dritë
Tregomë se jeta është rrotull
Pastaj jetën mbushe me tym.
Thithe cigaren, bëj dritë me frymë, pak
Me këtë kraharorin tënd të zbutur
Hapje-mbyllje sysh ndriçimi
Ne ulur përdhe
Hijet lindin e largohen duke vjellë e duke u rrëzuar
Ti përgjysëm e zhveshur si një rrënjë
Si një fëmijë i prapë, por me fat
T’i kam fituar të gjitha kopsat në lojë
Prek mishin tënd, gishtat na takohen në fyt të shishes
Këtu ka errësi, mishi yt fryhet si velë
Thithe cigaren, ose le të presim
Të kalojë edhe një makinë
Me plumba drite ti vret veten
Të gjitha kopsat t’i fitova
Rrobat nuk pipëtijnë
Fytyra jote nuk jeton
Fytin tim nga brënda e ndriçon
Barku yt i vogël bardh e zi.
27 shkurt 1993
“6 maç”
akull-naja - October 16, 2007 at 11:45 am
…dhe një tjetër:
Kronikë nga këto ditë
I iki vetes me ditë të tëra
Me javë
Dy qënie që rrojnë si t’ua dojë qejfi
Po ti njësosh, del një jetë qeni
Ai këtu, unë tej çapitem
Kohë kam: këpucët ende mbajnë
Arna
Dhe dhëmbë të thyera të udhës së hiçit
Dhe shkoj në vete, i parruar
I ndyrë
Me plot zakone të reja rruge
Dhe vij në vete, heshtas e takoj
I marr bukë, vargje, raki
Fjalët e pakëmbyera-grenxa në zgjoin e kokës
Dhe udha e hiçit vazhdon të m’i hajë
Opingat e arnuara me lëkurën e faqes
Se unë vazhdoj kështu të jetoj
Me një lumturi të lodhur, pa bujë
Gjysmën time të jetës tonë prej qeni.
10 mars 1991
“6 maç”
akull-naja - October 16, 2007 at 12:05 pm
…dhe pasi të jesh trishtuar për ty e veten tënde, a për vetet e tjera, mund të qeshësh :
toshkëz
toshkëz o toshkëz
me emër peshku
toshkëz o toshkëz
o fshat dyfeku
që s’të kam parë fare
veç kam parë vajzën lozonjare
almën që s’është më fshatare
toshkëz-toshkëz
me kasht’ e baltë
toshkëz moj
me hu e lopatë
po të këndon ervini i ngratë
ndryshe nuk e qasin gratë
toshkëz o toshkëz
përparimtare
me çizme e shami basme
shami basme nëpër gardhe
gardhet janë nëpër ugare
ugaret plot me fshatare
të turpshme që punojnë
punojnë që të rrojnë
të rrojnë që të punojnë
e jetë të gëzojnë
toshkëz
me gardhe e varre
toshkëz
s’ke male fare
toshkëz
plot me traktorë
plot kombajna e zetorë
brigadierë e revizorë
shefa, dizenjatorë
stallierë, viça e lopë
kryetarë e agronomë
kapistra, shalë, hamshorë
pula, qena e milorë
plot mullarë hamullorë
kallamishte e piktorë
plot flamurë tranzitorë
dhe mësues provizorë
që nga shkodra gjer në vlorë
toshkëz
toshkëz me lëndina
me lëndina e kodrina
dele, tulla edhe shina
duhan, rrugë e makina
rendimente e vitrina
plepa, thana, qepë, vidha
e kuti me aspirina
që të mos na dhembë kaptina
ka më pas xhama e tjegulla
por edhe vreshtë, edhe pjergulla
plot bute e fuçia
rroftë vera! lart rakia!
pellgje, pellgje edhe çezma
që në verë i zë lemza
plaka, plaka, pleq shumë
që i hyjnë gjithkujt në punë
toshkëz me zhaba
toshkëz pa kishën
kishëzën e prishën
toshkëz me kanalin
kanalin s’e ndalin
pengesat që dalin
për toshkëzën këngë
thur tërë jetën
o toshkëz…
o t…shkë…to…ëz
t.
25 nëntor 1988
“6 maç”
akull-naja - October 16, 2007 at 12:20 pm
o yll bote m ke knoq
man o'the mountain - October 16, 2007 at 12:53 pm
amon mer ka lezet kshu bresheri
man o'the mountain - October 16, 2007 at 12:56 pm
qesha…. hallall!!!!
emigrant - October 16, 2007 at 1:50 pm
per te ndryshuar po dergoj ketu edhe poezite e nje poeteshe shume te mire:
NJE PALE SANDALE NEN PEME – FLASHBACK 1
Është Gusht. 1972. Zagushi.
Jeshilojnë vetëm zverqet e hamenjve
që ngarkojnë mobiljet në një kamion.
“Kujdes, mos të shkelni lulet !”- këshillon ime më
lulet që do të thahen vetëm pas tri ditësh.
Shtëpia zbrazet si me rreze Rëntgen
Dhe keqardhja e fqinjve
Që shkrin si kompresë më akull
Në cilëndo pjesë të trupit që ta vësh.
Do të shpërngulemi diku tjetër
Ku mirënjohja do të ngrijë ballkon në fytyrë
me aventurën e zgjimit të mbërthyer mbi një shkop
si gjelat prej sheqeri .
Jam vetëm tri vjeç. Nuk e di se ç‘janë premtimet.
Dhe nuk më kanë treguar akoma
se fëmijëria pa premtime është si bukë e zënë pa majâ
mjerisht e ëmbël, e forte dhe pa vrima.
Kurse im atë nuk duket gjëkundi.
Im atë ende nuk ka lindur.
Ai do të lindë në një kapitull tjetër,
Shumë kohë më vonë
Atëherë kur unë të ndjej nevojën të bëhem mbrojtëse e dikujt,
duke u grumbulluar më vështirësi pak hije midis këmbëve të mia
si trup mikrofoni.
Luljeta LLESHANAKU
Patrokli - October 17, 2007 at 9:47 am
NJE PALE SANDALE NEN PEME – FLASHBACK 2
E djelë. Nga tabanet e këpucëve
në korridor
tretet plazma e dëbores dhe amnezia e rrugëve e shkurtra.
Llamba 150W në mes të dhomës,
si një copë e verdhë djathi, në një çark mërzie.
Ime më punon me shtiza, duke numëruar nën zë
ajo e di gjithmonë sa duhet, dhe kur ndërrohen radhët
e ngjitur si një copë stuko në qoshe të asaj dritareje
që sa vjen e bëhet më e qartë.
Ajo është një jaskëk i vogël gjilpërash
që e njeh mrekullisht artin e nënshtrimit.
përpiqet të ma mësojë edhe mua,
edhe sime motre
Tri kukulla Matrioshka, të renditura sipas madhësisë
ajo e fundit-unë
e pashpërbëshmja.
Luljeta LLESHANAKU
Patrokli - October 17, 2007 at 9:48 am
NJE PALE SANDALE NEN PEME – FLASHBACK 3
Zemër nëntori. Era fryn si ndërrim epokash,
Dëbora dhe fytyra e sime mëje
presin në prapavijë
të vërtetojnë filozofinë e tyre
të të pashmangmes.
Dritat, si një varg milingonash të çojnë
në dhomën e bukës.Unë jam nusja.
Fundi i ceremonies. E ndërsa bëhem gati për gjumë
njezet e një karfica m‘i heqin me kujdes nga koka.
aq sa vitet e mia.
Nuk di pothuajse asgjë mbi jetën.
Di vetëm se në kthesa të forta
përvoja vlen më pak se dy drita të ndezura në gjoks
Përpiqem ta fsheh lumturinë time nën pushin e bardhë
si një portokalle e qëruar me kujdes
Kam dalë dinakërisht prej profecisë sime gjenetike
si prej një shpelle të gërryer nga vetmia
e kapur fort pas barkut të dashit
Po të mundohem të shtyj pak perden
me dy gishtat e ngjyrosur në majë,
dy hije shkojnw në harmoni mbi asfaltin e zi
instumentisti dhe violinçeli, pas koncertit
njeriu edhe antiprofecia.
Luljeta LLESHANAKU
Patrokli - October 17, 2007 at 9:48 am
Nje tjeter, e po atij Brezi: LINDITA ARAPI
Unë të dua
Unë të dua
Qetësisht
Siç marrin frymë të kamurit.
Për ato që kam humbur
Kaq fort të urrej
Si një i vdekur vrasësin e vet.
Meqenëse këmbët do të kalben
Një ditë
Unë të dua egërsisht –
Kafshë që shqyen prenë e vet.
E di që s’do të thithim ajër:
Një ditë mes ferrash,
Duke mos bërë zgurmë
Do të ngordhim,
Duke u qelbur në atë arë pa erë
Që emrin ka Harrim…
Unë të dua…
Kur mbi ty pështyj,
Jam unë që të lëpij me gjuhë
Qetësisht.
Të dua!
Sa kohë jemi bashkë
Nuk e di, pastaj,
S’e di, të dehurit s’mbajnë mend ç’marrëzi bëjnë.
Patrokli - October 17, 2007 at 9:57 am
E kuja je, a te keqen!…. me vonese po t’uroj 40,000 hit-et…. Congrats, B!
emigrant - October 17, 2007 at 7:45 pm
thank you thank you thank you
sot jam 40 vjec
edhe jeta me therret
bletebzz - October 17, 2007 at 10:13 pm
patroklo mos e ngatarro kekun me byrekun
ka akoma edhe ca te tjera nga 6shta
uububuja
man o'the mountain - October 18, 2007 at 3:42 am
po meqe u bo deti kos ene meqe bleta paska sebep lets suck each other dry n shenj solidariteti
here it goes
vladimiri
A Cloud in Trousers
Part I
You think I’m delirious with malaria?
This happened.
In Odessa, this happened.
“I’ll come at four,” promised Maria.
Eight…
Nine…
Ten.
Soon, the evening,
Frowning
And Decemberish,
Left the windows
And vanished in dire darkness.
Behind me, I hear neighing and laughter
Of candelabras.
You wouldn’t recognize me if you knew me prior:
A bulk of sinews
Moaning,
Fidgeting.
What can such a clod desire?
But the clod desires many things.
Because for oneself it doesn’t matter
Whether you’re cast of copper
Or whether your heart is cold metal.
At night, you want to wrap your clamor
In something feminine,
Gentle.
And thus,
Enormous,
I hunch in the frame,
And with my forehead, I melt the window glass.
Will this love be
Tremendous or lame?
Will it sustain or pass?
A big one wouldn’t fit a body like this:
It must be a little love, —
a baby, sort of,
It shies away when the cars honk and hiss,
But adores the bells on the horse-tram.
I come face to face
With rippling rain,
Yet once more,
And wait
Splashed by city surf’s thundering roar.
Running amok with a knife outside,
Night caught up to him
And stabbed him,
Unseen.
The stroke of midnight
Fell like a head from a guillotine.
Silver raindrops on the windowpane
Were piling a grimace
And yelling.
It seemed like the gargoyles of Notre Dame
Started yelping.
Damn you!
Haven’t you had enough yet?
Cries will soon cut my throat all around.
I heard:
Softly,
Like a patient out of his bed,
A nerve leapt
Down.
At first,
He barely moved.
Then, apprehensive
And distinct,
He started prancing.
And now, he and another two,
Darted about, step-dancing.
On the ground floor, plaster was falling fast.
Nerves,
Big ones,
Little ones,–
Various!–
Galloped madly
Until, at last,
Their legs wouldn’t carry them.
Night oozed through the room and sank.
Stuck in slime, the eye couldn’t slither out of it.
Suddenly, doors started to bang
As if hotel’s teeth
Were chattering.
You entered,
Abrupt like “Take it!”
Mauling the suede gloves you carried,
And said:
“You know,–
I’m soon getting married.”
Get married then.
It’s all right,
I can handle it.
As you can see, I’m calm, of course!
Like the pulse
Of a corpse.
Remember?
You used to say:
“Jack London,
Money,
Love
And ardor,”–
I saw one thing only:
You were La Gioconda,
Which had to be stolen!
And someone stole you.
Again in love, I shall start gambling,
With fires illuminating the arch of my eyebrows.
And why not?
Sometimes, homeless ramblers
Will seek to find shelter in a burnt down house!
You’re mocking me?
“You’ve fewer emeralds of madness
than a beggar kopecks, — no disproving this!”
But remember
Pompeii came to end thus
When somebody teased Vesuvius!
Hey!
Gentlemen!
You care for
Sacrilege,
Crime
And war.
But have you seen
The frightening terror
Of my face
When
It’s
Perfectly calm?
And I feel-
“I”
Is too small to fit me.
Someone inside me is getting smothered.
Hello!
Who’s speaking?
Mother?
Mother!
Your son has a wonderful sickness!
Mother!
His heart has been set alight!
Tell Lydia and Olga, his sisters,
That there’s simply no where to hide.
Every word,
Whether funny or crude,
That he spews from his scorching mouth,
Jumps like a naked prostitute
From a burning brothel.
People sniff–
Something’s burned down.
Firemen,
In glittering helmets,
Carelessly start intruding.
Hey, tell the firemen:
No boots allowed!
With a sizzling heart one has to be prudent.
I’ll do it!
I’ll pump my watery eyes into containers.
Let me push off my ribs and I’ll start.
I’ll leap out! I’ll leap out! You can’t restrain me!
Ribs collapse.
You can’t leap from the heart!
From the cracks on the lips,
A cindering kiss springs,
Running away from a smoldering face.
Mother!
I can’t sing.
In heart’s chapel, the choir was set ablaze!
Figurines of words and numbers
Out of a skull,
Like kids from a burning building, scurry.
Thus fear,
Reaching up to the sky, called
And raised
Lusitania’s fiery arms with worry.
A hundred-eyed blaze
Stared at the peace
Of apartments, where people perspired.
With a final outcry,
Will you moan at least,
To report to centuries that I’m on fire?
man o'the mountain - October 18, 2007 at 3:58 am
Byreku ndonjehere eshte me i mire se manna, varet si gatuhet.
Cifuti i panjohur
patrokli - October 18, 2007 at 6:15 am
Po me Ladin c’patet, o vlla!
PS
“U be si kulla e babelit, njeri flet shqip, tjetri flet rusisht”….
“Kulla e sat eme”….
Moska, Tirana, Los Anxhelos,
Sec u bashkuan ne nje kolkos….
emigrant - October 18, 2007 at 2:22 pm
akull, c’eshte toshkeza?
bletebzz - October 18, 2007 at 2:35 pm
B, Toshkëz, me hesapin tim, është emri i fshatit nga vinte Alma, ajo goca që s’është më fshatare…
ravintsara - October 18, 2007 at 2:40 pm
se paska lënë ravintsara gjurmët te laptopi im… sa herë i them, merr tëndin kur vjen në mësim…kështu blogojmë secila për hesap të vet, ndërkohë që dërdëllit ai që paguhet për atë punë…
akull-naja - October 18, 2007 at 2:42 pm
You were La Gioconda,
Which had to be stolen!
And someone stole you.
Kot, sa me thon qe s’kisha naj gjo pesonale me Ladin…. jo per tjeter…
Kjo s’di pse me kujtoi nje ruse, me emrin Olga Pavllova (besoj qe do kete nja 2 milion me ket emer ne Russland) qe nje dite vone, ishte rreth nja 10 e mbremjes, qellon ne zyren time; jeshëm të lodhur nga puna se sapo mbaruam nje projekt me burning deadline…. edhe donim te merrnim nje here fryme para se te iknim ne shtepi…. edhe Olga me pyet se si eshte muzika shqiptare…. edhe une i vura ne kompiuter Ajkuna qan Omerin (me lahute)…. edhe e degjuam nja tre-kater minuta sa eshte kenga…. edhe ajo u mahnit…. edhe hena dukej nga penxherja e madhe…. edhe une i them qe keshtu e kemi muziken ne…. kur vajtojme…. edhe ajo tha natenemire…. naten i them edhe une…. edhe prita nja pese minuta qe te mos qellonim ne te njejtin ashensor…..
Pune dreqi. Edhe ti B, cer temash hap!
Do vej nje nga Hatibi neser, natyrisht pa perkthim, se me ate copezen e vockel qe e provova e di qe e dhj…va fare ….
Turqeta per tani … dmth zdrasvujtie….
emigrant - October 18, 2007 at 4:30 pm
Nete Shkurti
Te shtena
Nata shpohet e pikon
U mbush qyteti me uje prej macesh
Te shtena, te shtena
Rrezohet gjumi permbi nenat
Rrjedh neper udhe qumeshti i gjirit
Valiumi
Frika qytetare, meshe e mekur nen bankat e drunjta
Te shtena, te shtena
Zhurmojne neper qepalla kepucet e renda
Me kembe te mitura ushtaresh brenda
26 shkurt 1991
emigrant - October 20, 2007 at 7:52 am
jabonxhi
besides being a wimp
ku e ke gjet ti ajkuna qan omerin
man o'the mountain - October 20, 2007 at 8:38 am
mano mos ma luj jabonxhiun.
shif ke albasoul se ke aty kenget e veriut me lahute. une ua vija atyre te punes sa here me canin koken, pastaj i fusja dhe nje polifoni nga mbrapa e nuk guxonte kush te afrohej ne zyre. hehehe.
bletebzz - October 20, 2007 at 8:41 pm
un’ s’jom wimp… un’ jom mcifu mas gaxhoit…
turqeta, mono (tha qazo prefekti)
emigrant - October 20, 2007 at 9:00 pm
blete, moni rrezik s’ka punu naj her’ n’korporate amerikone, ku llafi’ par’ sa shko osht qi sakon se e ngjyni ke shoqet e punes, se jau preme e ja hudhem moces ene s’ka kirurg qe ju bo dermon…. ne fund te bijne shpatllave dhe to make you feel bettet, te kujtojne proverbin arnaut “ujku ha larg”….
(Qazo: un’ nuk du bakshish…. pooo ti po deshe jepja monit, se ai ka i rreth kalamoj…
)
emigrant - October 20, 2007 at 9:09 pm
S’po e qit koken njeri. Qekam “dhe i vetem trim ne lufte” pranej po gafurrem…. as i gaxho rreth e rrotull… cer qefi….
(miu after 1L raki skrapari: ku osht ai macoku mer po s’ja q… n… n… g…. )
Deri heres tjeter, B.
emigrant - October 20, 2007 at 9:21 pm
hariti patrokli,…
i veshur me rrobat e Akilit, ne kete rast me rrobat e “emigrantit”…
emigrant, me ke pyetur njehere per kuptimin e ketij nick-u… a mbase ti nuk me ke pyetur asnjehere e prapeseprape une dua te ta them…
Ajo qe nuk kuptojne njerezit, mik, eshte qe Patrokli eshte simboli i robit qe jep jeten per shokun e tij.
Nashtina, kta te Hollivudit s’i kan kuptu asier kto gjona,(si i thone asaj: ne shtepine e te varurit nuk permendet litari) dhe kujtojne se po nuk pati icik ashk e icik zjarr nuk ka shons qe tjetri te jape jeten per mikun e vet, heroin e tij.
PS: ku jeni mer miqte e nates? emigranto, mono, blete, ju ka zon gjumi e?
patrokli - October 21, 2007 at 2:16 pm
I like you, Patrokel. Dhe me kujton dike qe e kam pelqyer gjithashtu shume-shume-shume…. po i njejti stil, mprehtesi, dhe ajo dickaja qe s’u thenkesh dot me llafe, por qe lidhet gjithsesi me preferencat shpesh identike. I mean what I am saying here, this is no bullshit, whatsoever….
Me duhet fatkeqesisht te largohem dhe te jem intermittently online per nja tre ore. Nuk di nga shkruan, por po te jesh nga evropi, s’di a do flasim prape sot.
Warnung: Will never be this soft again!
PS Bleta eshte zhduk pa lene gjurme….
emigrant - October 21, 2007 at 3:22 pm
ketu ketu jam
po bej sikur po marr pjese ne diskutimet familare.
eh kemi halle te medha.
bletebzz - October 21, 2007 at 8:09 pm
si po kalon? a te kerkojne mend te pakten me zgjidh hallet?
PS Patrokli hapi nje teme interesante per nickun e vet. E vetmja gje qe mua me ka ftohur ne historine Patroclus – Achiles ka qene natyra erotike e lidhjes midis tyre. E di qe ngjaj i prapambetur, por kam dicka qe me sjell te vjellen ne gryke nga homot (meshkuj; femrave jau u duroj lezbizmin shume me teper, per cudi). Sikur s’ngjit heroizmi hic, e mori dreqi. Dhe ata te lashtesise e kishin buke e djathe njeqind here me keq se sot.
Nejse, B., te cova larg nga hallet familiare me duket. Po i jap ndonje berdaf te fundit shkrimeve te mija para se ti nis, mrs.B., thank you!
emigrant - October 21, 2007 at 8:55 pm
…nuk e di ke te kujtoj emigrant, po me behet qejfi qe te kujtoj dike qe e paskerke pelqyer shume-shume-shume…se dihet: ne perhere transferojme, ne nje menyre a nje tjeter, ne nje mase a nje tjeter, shkembejme (..give me your number, I’ll give you a mother ..ose.. t’i jape kalen-e te martonj djalen-e)… shkembejme figura te njohura e te dashura me me pak te njohura, (transaksion qe jo perhere del me fitim) duke qene kjo e vetmja menyre qe dime per te ndertuar shokun, femijen, gruan, burrin, heroin, te mundurin… Qe te kthehem tek ti, presupozoj qete dhe me shume kenaqesi shpresoj, te me kesh shkembyer me ndonje mik, a ndonje shok, te pavarur nga gjinia.
E pavaresisht se Hatibi thote :”por une dua te te dua, dua te te dua me cdo kusht”, duke na kujtuar ketu dhe menjehere per urgjencat e te gjithe dashurive (te te gjithe ngjyrave, gjinive, dhe flamujve).. te cilat, (keto), ne kete jeten time gjithashtu te shkurter….perhere e me shume… ma kane hequr lirine…
PS: Homoerotizmi eshte vertete i peshtire. Estetikisht dua te them. Artistikisht po ashtu…seriozisht… eshte shume e sikletshme te shohesh dy burra te puthen… nuk e kam fare per pune homofobie… sigurisht une mund te jetoja ne nje lagje me njerez qe kane keshtu pelqimesh, por nuk do ZGJIDHJA te jetoja prane tyre, dhe nuk e fsheh dot njefare arareti me keta te njejtet:.. dy celsa … dy brava… (te mos emocionohen ata qe merren me “Dituri Makine”)….
ika se me vajti vone. Pershendes Bleten, emigrantin, manin, dhe… si tha ai arixhiu: gjithe prinderit e mi kudo si te ndodhen:)
patrokli - October 22, 2007 at 2:42 am
e para punes
patrokli nuk ishte bythqim.akilin e kishte kushuri
greket e kon pas sifat qe i kno’te bira ene perher ka per ti knu ,nga comnia e knej jo (tashi perjashtime ka nga te dy palet)
e dyta punes
pse mer patrokel nderhyne ti me bataljonin 37
se do ta kisha cu deri m tapiz a m bathore te m kerkote ate pallen.(jo me jo po sdisha me i shkrujt un ke ajo adresa qi m coi ai se jom icik dru me pre per kompjuter)
e treta punes
ho me pra qite ate gjashten e shkret deri m fun se na qite klyshin
e katra punes
un duhet me u mcef ca koh tashi se kom gjak plus m duhet me bo nja dy gamor dru ket mujin e ardhshem kshu qe s kom koh me u ul me bo muhabet po kjo ka qen nji eksperienc e papame se un se kisha provu noi her qi t bojsha muhabet kshu m kompjuter po qeka botnore fare vetem qi t leka icik pa pun
e pesta punes
blete dashnia jon do vazhdoj t ngelet platonike se skom lek me t mor per nuse ene un sjom ‘ga ato skorpjonsat qe dun vetem me u tall. e di qe kjo gjo osht icik problem n kohet e sotme per tipa si puna ime me menu n ket lloj menyre po ca me bo. mu kur m futen n ngrirje harrun me m vu ate tagun qi thote se ca viti m kishin fut ene ca viti duhet te m nxirrshin. diku aty nga vitet 80 ca shkenctara dekadenta qe kishin akses ke laboratori u futen mrena dhe m bon ca prerje flokesh me shtrat nga mrapa dhe t fryme icik ktu ke balluket ,per inot t sistemit . masanej n vitet 90 masi erdhi demokracia m nxorren nga ngrirja se i erdhi gjynof dhe mlan t dilsha perjasht. qy athere un thash pse me vlla me ndryshu se kto kohet qi shkojn ne vin si mas qefit i sjellin ene modat ene menyrat e jeteses si mas qefit t gjithve do i duket vetja pall cdo 6 muj kshu qe i sticked to my image.po pervec ktyne detajeve jom cun yll bote. e hika iher tashi se u bo kala.
hajt pra njatjeta gjith malokve t shqipnis se t gjith malok jena( kudo si t ndodhemi )krahasojeni veten me nivelin e detit
man o'the mountain - October 22, 2007 at 6:21 am
o mono shnetin mono shnetin…
patrokli - October 22, 2007 at 9:45 am
Qazo: Iiiiihaaa, sa zakon t’keq e ke ket tina Mono, po s’e mcefe naj 5 frongsh, s’t'rrihet mo ne tyna……
……Ene vrej ktuna, vrej mer ktuna po t’thojn…. ku hik mer, abubuja ku m’jon mshtjell mu ktu i tuf’ xxxxxxxxx, …. , Hajrie…. Hajrie…..
emigrant - October 22, 2007 at 2:43 pm
PERMBI REVOLUCIONIN
Me mbaruan cigaret ne stacion te autobuzit
Duke pritur revolucionin tjeter
Ketu kam mbetur
Gozhde e perzhitur, e shtremberuar
Neper shkrumbin e kishes se djegur.
Si neper pistoleta me mulli
Te gjithe jane futur koke me koke
Neper shtepi
Gjithe revoluconet te parafundit jane
E gjithnje jeta ime e fundme, e fundit
Lire mi bleve lotet, mi blete
Krejt trupi me dhimbte nga dashuria
Per popullin e barrikaden.
Dua te vdes e ta harroj
Ta vjell. Dua te vdes kot
Ose hic te mos vdes nese duhet
Te vdes me qellim
Do marr nje lypes te mitur mulat
Ta ngroh e ta rris ndyre
Ju ftoj te gjitheve ne strofken time
Te me peshtyni ne fytyre
Veç te mos me provokoje njeri me plaget e veta.
Por rrofte, rrofte flamuri i ri
Edhe çdo dashuri e vjeter
Ne ardhte prape dita, ne rruge prap do jem
Me gure do godas patjeter
Ata qe jane grumbull
Dhe ata qe do rrine vetem.
1991
Gjashta maç
emigrant - October 22, 2007 at 2:51 pm
“Me mbaruan cigaret ne stacion te autobuzit
Duke pritur revolucionin tjeter
Ketu kam mbetur
Gozhde e perzhitur, e shtremberuar
Neper shkrumbin e kishes se djegur”.
wow! strong verses!
belle_fleur - October 22, 2007 at 8:34 pm
VULLNETARI
Sa here kthehem nga kufinjte
I gjej te gjitha martuar
Askush nuk qan per kete luftetar
Qe me shoke te paket pushton toka te reja
Zamdhon atdheun
Asnje leter e parfumuar per kete vullnetar.
Po ne nje ose nje tjeter menyre
Do t’i zbusim fiset e vjetra, tokat djerre me komite
Perandoria do te perfundoje dikur
Megjithe kokat e grave, qe tek luftojne
Si skllever i terheqim, varur gjyle ne kembe
E s’jane tonat
Ne nje apo tjeter menyre
Perandorine, Atdhene
Njerezia
Kur ta kene
Te perfunduar
E t’u vene
Ushtare burrat neper kufinjte
Qe ne vete aq te larget i sajuam
Krejt te sendisur e kokerruar kur tu vene
Ne mbrojtje trojesh qe hiç s’i kerkuan
Atehere qeveria do na kete dekoruar
Duke fshehur plaget e shemtuara me duar
Ne sheshe do hidhemi me fishekzjarret
Ndersa nisen trenat me ushtare
Do hidhemi e do kercejme
(Duke pasur kujdes mos shkelim guackat
Ku ato ndryjne gjithe veten e tyre
Te lagesht e perulur
Me nje bindje eprore qe te deh)
E aty mes dantellave intime, letrave te mallit
Fotografive te te pareve, e kutive te duhanit
Kur ushtare burrat tu vene ne provincat e largeta postare
Do perpiqen te na joshin qe tu bejme shoqeri
Por ne do tu shmangemi
Atehere vejusht do te na bejne propagande atdhetare
Per te na mbushur mendjen te martohemi, te bejme femije
Te fyera do te flasin ashiqare
Por ne te plakur do tu tregojme per fushatat, vetmine
Per vrasjen e robeve, babezine
E dhjetra budallalleqe te tjera te vjetra nga lufta
Do tu falim dekoratat e asgje me
E do ikim te pijme ne klubin e veteraneve
Duke menduar per nje kryengritje te erret
Per te permbysur perandorine.
1994
Gjashta maç
emigrant - October 23, 2007 at 4:59 pm
Kurre virgjer
(ironi e holle per policine)
Kjo poezi, ky pathos
ka lidhje
me virgjerine time
Po une titullit
nyjen ja hoqa mbiemrit
e doli “virgjer”
virgjin.
Do ta marr kete “e”
te vogel e do ta vendos
dukshem per poezi
Ide shapkash
Kur jam dhene
natyrshem
natyrshem jam dhene
kurrkush s’e zbuloi virgjerine
gjaku perhere I asaj tjetres
tjeter ish
jam dhene natyrshem
s’e s’doja
ende s’dija
s’di as kete
Do ta marr
kete “e”
te vogel
e do ta
vendos
dukshem
ne poezi
e
degjoni
une po ju them
Kurre virgjer!
Kurre fashizem!
edhe analfabetizem!
(eshte me kushtetute)
Ajo kurre nuk e di
a jam
apo s’jam
e a jam
apo
s’jam
virgjer
Cfare pyetje shapkash
Shapkat
mbahen rende per virgjer
te betohen te dyja
ashtu si nofulla gomari
secila
por te poshteme (nofulla)
aq sa prekin token.
Plastike shapkat, shiten per te virgjera
ne supermarkate
Shiko edhe kontradiksioni
edhe shiten
edhe virgjer
e nuk dihet
eshte pranuar
se jane te pashkelura me pare ga njeriu
sepse jane te reja
se kur vjeterohen….
….askush nuk po çuditet
me murgeshat….
….por vjetersia
Bejne perjashtim ketu
shapkat e murgjeve
si edhe “shapkat”
qe ne letersine shqipe
ka edhe shpende e kapele.
1994
Gjashta maç
emigrant - October 24, 2007 at 7:36 pm
Well, he is something, isn’t he?
emigrant - October 24, 2007 at 7:39 pm
Hatibi is more than something; the expression larger than life, if ever was correct, describes him. Nganjehere me duket se edhe ai vete “s`di” c`te beje me ate veten e vet…
losttext - October 24, 2007 at 8:32 pm
I admire him already; adore him, actually. And envy him. But need to know more before I get to your wavelength, which might be by all means right!
PS I cannot envy IK, though, as my braincells cannot produce that much of stupidity… you get the difference there?
emigrant - October 24, 2007 at 8:40 pm
Admire I get, adore, even so (I`m sure he`d be embarrassed), but why envy
… I find the latter a bit in contradiction with the first two.
IK I`ve met at a dinner an american producer threw at her house here in New York. While I was growing up, from my early teen years to the late ones, I used to worship the guy; meeting and talking to him in person after all this time was sorta dissapointing
losttext - October 24, 2007 at 8:53 pm
Shit, this is a language (expression) BS; when I say adore, admire, envy etc, for EH or IK, I mean only their work… don’t mean anything about them as humans, which bears no relevance to me. Need to be clear about this once in a while.
envy is quite a natural reaction… goes well with admiring, as long as it is healthy and not wicked / ill-minded.
emigrant - October 24, 2007 at 9:13 pm
Cimo, I too meant it regarding the work, but dont mind me; jam icik i bezdisshem une kaiher, “rremoj” pa te keq
losttext - October 24, 2007 at 9:21 pm
S’ja kom titullin ksaj edhe s`e di a e ka postu najnjoni ktu, e gjeta mes nji tufe letrash ket poezi te Vinit.
Zone ushtarake, adriatike, Bisht` i Palles.
Pasdite e korrikut, monedhe e florinjte
me profil mbreti, ne gojen e mbyllur te nje femije
qe nuk e di ku shkon.
(Atyre qe e dijne u dhemb).
Pasdite e prillit-gisht kembe me thoin e porsaprere
mbi nje qilim Persie plot flaute e zogj.
Ky eshte Bishti i Palles, ky eshte emer gjiri
pasdite per pasdite
rrethuar me revani te thata kodre: dhe deti perpara
si xhami ne kornizen e sapovarur ne nje agjenci
udhetimesh.
Mbyllur gjithe lumturia ne nje epruvetez trishtimesh,
rere e lagur gjer ne kerci
dhe kercunj bie deti ne gjinj, dhe mijera shishe
plastike,
pa asnje mesazh,
dhe kukull-foshnje me kokerdhoke gome,
dhe gjurme qeni ne ranishtet bie deti,
dhe dhembe te thyer guackash.
Lufta ime me genjeshtren dhe harresen
prodhon poezine per gjirin tim
hermetik te Bishtit te Palles, zone ushtarake
shkurre celiku,
kuba betoni rrekellyer nga Enver Hoxha, ngulur jeshile
pergjysem ne plazh.
Vij te gjej detin vetem me gjire ushtarake kubane
ne postblloqe e zona te minuara i vidhem
publikut,
ne plazhe te nje virgjerie ruajtur dhunshem nen
infibulacione
te Traktatit te Varshaves.
Nudistet, heroinomanet, muslimanet me mjekrra te gjata,
serfista intime te palavdi,
te perndjekur, po ne lufte me shoshoqin per
ekskluzivitetin
e Gjirit
te Bishtit te Palles; topitur toponimia nen
diell,
larg harreses popullore dhe policise
e sidomos larg grarise, isha ne punen time, gati vetem
ne kilometra te drejta-lagur me uje, thare me rere
me koken plot gjera te vjetra,
duke qemtuar me nge si ne librari
neper sqetullat leshterike te plazhit,
kur ja, gjeta (dhe zemra me kumbon si gomone)
gjeta pas nje blloku betoni, betohem,
nje shiringe te holle te heroines
dhe
nje pale mbathje gjumi.
Nje shiringe te vdekur, me nje thep te vjeteruar gjaku
ne fytin e tejpashem.
Kurse perbri, nje pale mbathjesh te lageshta, ende te gjalla,
me lule te erreta gocash,
elegante si nje klavikul e zier delje
ne fytin tim.
……………..
Pasdite prilli apo shtatori apo maji,
me te renkuar rremova
reren
dhe hapa gropen
dhe ngaqe nuk me nxinte,
varrosa thjesht
shiringen, me agen e thelle si orgazma,
dhe ato te tjerat-lulet nje nga nje,
varrosur me rere, diku vite me radhe,
ne Bishtin e Palles cdo pasdite,
ne nje gji sekret
me detin ne te djathte
dhe zemren-bregdetare-ne te majte,
qe dridhet jugut
ku balli merr kokrra rere ne cdo perkulje,
ne ca vende, o shok, mund te shkohet vetem
duke vdekur me pare.
Ervin Hatibi 2002
losttext - October 24, 2007 at 10:22 pm
esh ke “Pasqyra e Lendes” kjo poezia…titullin ta them kur te shkoj ne sh’pi
patrokli - October 25, 2007 at 7:31 am
poezia titullohet “***”
akull-naja - October 25, 2007 at 8:01 am
ze be..
patrokli - October 25, 2007 at 8:30 am
qafsha ty!…:)
akull-naja - October 25, 2007 at 8:38 am
… po po … Liri Popullit!
patrokli - October 25, 2007 at 8:51 am
VF!:)
akull-naja - October 25, 2007 at 9:37 am
Aklli, “ja vdekje ja liri”:))
belle_fleur - October 25, 2007 at 10:57 pm
qeke më e vjetër se unë ti belle (JVJL më duket se ish në kohë të turkut…:P)
akull-naja - October 26, 2007 at 3:25 am
Ti do vish dhe poetika
Ti do vish në mëngjes tek unë
I mpirë në shtrat kursej
Çarçafin, nuk ta rrudh, çarçafin e ri
Kam zënë vetëm një cep të shtratit tim
Si të mos dua të të prek
Ti do vish në mëngjes nesër
Do hysh pa frymë nëpër çarçafë
Aty ku ke qenë gjithë natën, e druhesha
Mos të të cekja me gjunjë
Nuk di pse po shkruaj
Jemi romantikë, pra, merret vesh vetë
edhe pa mua
S’lemë flutur nate pa kapur
E pa ngjitur me bojë në fletorkë
(nëse kjo është poezia, unë qenkam
Në fakt
Roje nate në konviktin e vajzave,
të pres)
Gjashta Mach
karmapolitick - October 26, 2007 at 10:33 am
Jam merzit sot (per faj tim), pranej po vej kete me poshte.
Merzia
Merzia varferon veç pjese te trupit
Te cilat fshihen nen bust
Merzia, piedestal qe me larton
Kesaj rruge pa tradita, pa barrikada
Te pjek merzia, merzia, merzia
Siç piqet nje pikture antike, plasaritet verniku
Pluhuri mbi pikture I josh qepallat te ulen
E tonet kuqerreme te burojne nga melçia
Prej piktures e sajojne dhomen e vetvrasjes, ku perdet u ulen
Eshte dhoma e mire e miqve, me çeles
I je qepur nje karrigie te rende dhe nuk del kurre
Nga titulli I librit, brenda te cilit sigurisht qe ti ekziston
Nen emra te rreme e kujtese te njellojte
Ne nje cep te biliotekes do ta gjej te vjeter librin
Merzia, merzia
Merri gjymtyret e mija e hidhi ne ndonje loje
Ku veç mund te humbet
Veç te mos e prek me trupin
As te falem me to nuk dua
Ose I nderroj gjymtyret me floket e mij
Ah, floket e mi dy here te prere, aq te gjate
Mes tyre gjendesha mes nje kopshti trendafilesh ujitur pa gjak
Ku stolat kendonin me ze te harruar
Shatervani….
Aty midis flokesh I shpetoja njerezise
Tek me sy te mbyllur ecja e s’me shihnin
Kerkoj floket e mij qe qene te verdhe
Po krejt ma thithnin te keqen dhe me linin mua
Veç merzira te mira
Po tani qe pa floke kam mbetur, pa njerez kam mbetur
Merzia
Eshte diçka e hidhur qe nuk ben dot pa te me
Si edhe pa e quajtur pikellim apo me fjale te ndera
Eshte diçka qe vertet te kthen ne bust
Barkun me qime e kofshet ti fsheh e ti ruan
Ne nje uje te mbyturish
Qe ti kesh per pleqeri
Tani qe zhduka edhe floket e shenjte
Nje figure e lojes me letra jam bere
Duke buzeqeshue me lule gazi ne dore
Me ca rroba te stolisura fort
Bust, bust spathi si fant
Me dy koke e kater duart me thika e gjethe te gjumit
Tanime merzia si nje gjarper pellumb
Ne nje fole thurur prej flokesh te ngordhur
Ngroh si veze dy kokat e mija
Njera eshte per vrasje, tjetra per vetvrasje.
emigrant - October 26, 2007 at 11:08 pm
Nuk di se pse poezia e Bishtit te Palles me solli nje poezi qe e kam shume per zemer te Jorgo Seferis> (Perkthim i shpejte i imi)
Mbreti i Asines
JORGO SEFERIS
Gjithe mengjesim kerkuam rreth forteses
Duke filluar nga ana e hijes, atje ku deti,
I gjelber a pa shkelqim – gjoks palloi te therrur –
Na perpiu si koha, pa pasur nevoje te hapet.
Damaret e shkembit vareshin qe lart-poshte,
Hardhi te perdredhura, te zhveshura, te degezuara, qe gjalloheshin
Nen prekjen e ujit, e syri qe i ndiqte
Luftonte te shpetonte nga ajo lodhje shkembore
Ndersa fuqia e linte gjithnje e me shume.
Ne anen e e rrahur nga dielli nje plash i gjate e i shkrete
e diamantet lekundes te drites mbi muret qikllopike.
Asnje gje e gjalle, pellumbat e eger kane fluturuar tutje
Dhe Mbreti i Asines, qe e kerkonim
C’prej dy vjetesh tashme,
I panjohur, i harruar nga te gjithe, bile edhe nga Homeri
nje fjale e vetme ne “Iliade”, edhe ajo e paqarte
e hedhur ketu si nje maske e arte varrimi.
Kur e preke, te kujtohet tingulli i saj? E zbrazet ne drite
Si nje shishe e thare ne dheun e germuar
E njejta zhurme qe rremat tona benin mbi det.
Mbret i Asines , nje zbrazetire nen maske,
Gjithandej me ne, gjithandej me ne, fshehur pas nje emri:
“Asinis ne… Asinis ne…”
dhe statujat e femijeve te tij
dhe deshirat e tij, rrahja e kraheve te zogjve, dhe era
ne te caren e mendimeve te tij, e anijet e tija
te ankoruara ne nje port te zhdukur:
e nen maske zbrazeti.
Pertej syve te medhenj, lakimit te buzeve kacurrelave te gdhendura si nje basoreliev
ne guasken e arte te qenies tone
Nje cep i erret qe ti e sheh tek lundron si nje peshk
Ne bunacen mengjesore te detit:
Nje zbrazeti kurdohere brenda nesh.
Dhe zogu qe shtegtoi larg dimrin e kaluar
Me nje krah te thyer
Drejt nje jete tjeter
dhe gruaja e re qe iku
per te luajtur me dhembet e qenit te veres
dhe shpirti qe rremonte duke kuisur ne boten e poshtme
dhe atdheu si nje gjethe e madhe rrapi permbytur nga perrenjte e drites
me monumentet e lashte dhe dhimbjen e sotme.
E poeti ndalon , duke shikuar guret dhe pyet veten
Nese ato vertet ekzistojne
Mes ketyre linjave te rrenuara, pragjeve, pikave, boshlleqeve, dhe harqet
A ekzistojne ato ne te vertete
Ketu ku tjetri puqet me ecjen e shiut, eres e rrenimit
A ekziston atje levizja e fytyres, hija
E butesise
te atyre qe na i shtrydhen kaq cuditshem jetet tona.
Ato qe mbeten hija e valeve dhe e mendimeve
Me pafundesine e detit
Apo mbase jo, asgje nuk ka mbetur vec peshes
Se mallit per peshen e nje jete te vertete
Atje ku ne rrime tani rrenjeshkulur, perkulur
Si deget e nje shelgu vajtues akulluar
Ne nje deshperim te pafund
Ndersa perroi i verdhe mengadale
Leshohet poshte, nxiton lart –
Ngulur ne balte
Imazhi i nje forme qe vendimi hidherimit te pambaruar
E ka kthyer ne gur:
Poeti, nje zbrazeti
Shqytin duke mbajtur dielli ngjitet duke luftuar,
Dhe nga thellesite e shpelles nje lakuriq i trembur
Godit driten ashtu si nje shigjete godet mburojen:
“Asini ne… Asini ne…”
Ndoshta ishte ky Mbreti i Asines
Ai qe ne me kaq ngulm po e kerkojme nen keta mure
Duke prekur nganjehere edhe prekjen e tij
Mbi keta gure.
Asini 1938
Peshku Fluturues - October 27, 2007 at 9:45 pm
Patroklo, si e ka titllin mer daj…
Bishti i Palles, simbolikisht varrim i se kaluares, shpirtin ta qit ngadale, ashtu sic dezintoksikohet trupi…
S`po lej dot as cinaren, vetem e rrej veten se pi gjoja duhon indjon, pa kimikate, additives and that other crap. (lexova qe nje cigare konvencjonale, cdolloj marke, ka gati 2000 lloje kimikatesh, midis tyre dhe bar miu). Kto american spirit kane vetem good ol` nicotine. Tashti e pashe, si na eshte bere gjuha, gjysma gjysma; naj njoni/njona duhet te shkruaje naj tregim kshu, gjysem shqip, cerek onglisht, ca erza taljonce etj etj, e ta botoje ne shqiperi; e kuptojne atje, eshte bere trend
losttext - October 28, 2007 at 10:28 am
losttext , ashtu sic tha akulli me pra :”***”
patrokli - October 28, 2007 at 4:52 pm
s`e kisha perdor nenfokalen e bi-ve, me shpetoi shenimi i akllit…
kom lexu kaq shume poezi kto javet e funit, po menojsha qe mund ta shtyj nja nje vit te pakten pa te;
pastaj gjeta nje varg, tek fare: “kam kaq kohe qe s`lexoj poezi, sa mund te ha doren time”
- me mir pa afate, jo per gjo, po asnjehere s`i permbahem.
Blete, je tu shkrujt najgjo per Hellovin…
losttext - October 29, 2007 at 12:04 am
kam kaq kohe qe lexoj poezi, sa nuk bej me therrime…
patrokli - October 29, 2007 at 9:10 am
AUTO
FLENE NE XHEPA
LETRAT E PADERGUARA
I NDJEJ NEN LEKURE RRESHTAT TE PESHPERIJNE
ZARFAT TEK DRIDHEN
FILATELI QE TE DASHURIT NUK DO TE MUNDIN
TE MA SHQISIN NGA MISHI
JANE LETRA QE MBASE EDHE I SHKROVA
POR VETES IA DERGOVA
NE ADRESA TE LARGETA
THUAJ SE VETEN DUA TE SQAROJ
ME ARSYET E TE TJEREVE
PER PAMUNDESITE E MIA
ME FLENE NEN LEKURE
LETRA
NJE TUFE E TERE
LETRA QE MBASE EDHE DO TE NISEN
NE FAKT U NISEN, POR PER TEK UNE
QE SI KUTI POSTARE E VJEDHUR
GRUMBULLOJ PER VETE NJE FARE NGROHTESIE, FJALE TE MIRA
QE VETE I SHKROVA PER TE TJERE AQ MIRE
SA NUK MUNDET ASKUSH TE ME SHKRUAJE.
Ervin Hatibi
Thus I Spoke - November 2, 2007 at 7:28 pm
Cuditerisht takimin e pare konshient me Hatibin nuk e kam pasur me asnje prej fidaneve te artit, ai kultivon; perkthyer me thjeshte ne te njejten gjuhe, para se te ndeshesha me lirikat e Ritfolkut, poezite, essete, apo edhe pikturat e tij, u perballa me “Antologji nga Genci Mucollari dhe Ervin Hatibi, nga libri me te njejtin titull: “Antologji | Blake, Ginsberg dhe Morrison”. Shoqata e idealisteve te rinj, Tirane 1994.” Kuptohet Hatibi kishte gedhendur prologun e librit ne nje menyre tjete te zakonshme dhe tejet shkujdesshem.
Nje liberth ma dha hua dikush, me duart i dridheshin e gishterinjte e shtrenguar fort pas kapakut, sikurse mbreti ne shtratin e vdekjes pason spektrin te pasardhesi.
Pasi e rilexova librin per rreth 5 here, vura re se gjithcka me vlere ne te ishte “Hyrja” e Hatibit. Vite me vone kur u zhyta nder vargjet e Ginsbergut, dhe u mbyta ne ato te Morrisonit, (Blake nuk e kam prekur me dore, tejet larg shijeve te mia) – kuptova se pata pasur te drejte. Pothuajse asnje prej poezive dy poeteve te permendur me siper nuk ishte e plote, dhe perkthimi ishte makaber. Te kjo “pike” rritej utopia e idealizmit te propaganduar prej perkthyesit dhe metafora e pafajesise se Hatibit, (ngjyrat e pafajshme ANTI-amerikane, te Ginsbergut e Morrisonit, tek perbejne anti vleren e fabules anti-reklame “coca-cola”).
Gjithesesi, “coca-cola” dhe “e per7shme” jane sinonime e antonime te njera-tjetres. (Ketu mund te ndalemi njehere tjeter, me qellim auto-stopi.)
“Sa here lexoj Poezite I shtrire ne shtratin e dhomes, (pasi ky eshte I vetmi pozicion I leximeve te mija) me qellon te perjetoj ndijime te mrekullueshme, qe ne shtrat, s’kam mundur t’I provoj kurre ne menyra te tjera. Ketu nuk ka cudi. Ka vetem poezi. Jam pjese e asaj qe lezoj.
Keto dite, mbi carcafet e vapes isha me poezite e perkthyera nga Genci, neper ca flete te pastra, ku nje tjeter lexues para meje kishte shenuar me laps titujt e poezive qe I pelqenin. Nga disa prej tyre, por edhe nga shume te tjera te pashenuara me laps, provova ato, te lartat, dridhjet e verteta prej njeriu qe aq rralle e me rralle ma justifikojne jeten.
Une nuk e di mire c’eshte e c’nuk eshte poezia, por di t’a gjej per shpirtin tim, dhe di fort qarte se cdo te ndodhte kur ajo te me mungoje.
Duke I lexuar, mendova vertet se zgjedhja e mire e ketyre perkthimeve te Gencit do te bente nje liber te mire. Mendova bile, dhe shume shpesh me ngjet, mendova se si valle ia bejne njerezia pa keto poezi apo pa ndonje poezi tjeter. Nuk eshe fjala per biblioteken me rimeso arre te vjedhur, apo per dashnoren qe kerkon qiqra ne hell, por vertet se si ia bejne njerezit, qeniet me te dobeta te qiellit, pa poezi?
Kerkoje o njeri absoluten e ekstazen ne kete Bibel Pirate, ku Ginsberg, Morrison and Blake jane rraportet e atit, birit e shpirtit te shenjte! Gjeje o njeri I thjeshte e I vogel ate qe nuk e deshe ne kete liber te lire, e mbase thjesht nisur nga Rock’n’Rolli I Jim Morrisonit te radios, perfundon edhe ti gabimisht ne dyert mishngrenese te POEZISE.
P.S Falenderoj Gencin dhe Zotin. Ervin Hatibi
Treshja e zgjedhur perfaqeson nje pjese te shpirtit poetik Anglo-Amerikan te cilin e cmoj per “kerkimet” ne abiset e thella te shpirtit, kufive mes fenomeneve e dimensioneve dhe te perjetimit te vibracioneve ne hapesirat e ndricuara nga drita e yjeve. Te ndodhur ne kufirin midis ketyre dy hapesirave, karakteret e jashtezakonshme te botes se shpirtit I eksplorojne ato duke u zhytur ne abiset e frikes, mallit, shpreses dhe emocioneve komplekse te krijesave njerezore karakter-dobeta. Per ata ky karakter duhet te temperohet ne nje stine ku klima te jete e pasur ne mendime dhe shpirti te purifikohet duke lene pas mekatet te djegura si lulet seksuale te nje pranvere kuq e verdhe, si panorama e nje nate vere te nxehte.
Cilido ka pasur dobesite e veta, frikerat e brendshme, por me kalimin e kohes u reduktuan nga vete persosja e nje udhetimi reflektues brenda abisit, deri ne skutat me te thella. Purifikimi I dyerve te perceptimit per Blake, vizionet mistike dhe vibriacionet kozmike per Ginsberg, droga dhe halucilacionet per Morrison, dhe emruesi I perbashket poezia, I coi ata se gjalli ne perjetimin e gjendjes imagjinare pertej kufijve te se njohures, pertej kufijve te se mires dhe te keqes, aq keq te ngaterruara nga njerezit.
Perendimi eshte I sunduar nga materializmi I tij I paskaj, duke ndrydhur nevojat shpirterore qe cojne ne deformime e devijacione. Ngarkesa te padurueshme, ritmi prej ferri I jetes se perditshme qe ata e quajne me delikatese stres, industrializimi total po behen shoqeruese me shume se te bezdisshme e te paevitueshme. Ky destruktim I mankthit tone po con ne sofistikimin siperor te maredhenieve mes objekteve e subjekteve. Nga keto konsiderata rrjedh nevoja e njeriut per te pjesmarre ne bote me te dy menyrat dhe do t’a shohe qe nga kendi aktual I veshtrimit, bota eshte absurde.
Dhe ja ku shfaqen me vizionin:
William Blake – “Per te gjetur shtegun e perendimit drejt, permes portes se zemerimit, une shoh agimin e drites.”
Allen Ginsberg – “Betohem qe une kam pare driten, Realiteti eshte nje ceshtje, qe ta kuptosh sa reale, bota eshte tashme.”
Jim Morrison – “Kjo eshte jeta me e cuditshme qe kam njohur, trupa konfuze, kujtime te shperdoruara, ndersa I arratisemi dites drejt nje nate te ngurte.”
Ideja themelore qe buron nga treshja, eshte formimi I natyres se brendshme duke u persosur gradualisht derisa te arrijme stadin me te larte te perfeksionit. Njeriu per ta eshte pergjegjesi I pare absolut I veprimeve dhe kushteve te tij. Pavaresisht nga Zoti yne, ne jemi te gjithe bij te tij e nuk ka bij te perbuzur e aq me teper te mallkuar. Ata njohen nocionin se gjithcka, nepermjet se keqes, drejtohet nga e mira dhe se kjo jete s’eshte tjeter vecse nje kokrrize rere ne shkretetiren e kohes.”
Ervin Hatibi
Thus I Spoke - November 2, 2007 at 8:05 pm
a ka njeri ktu o t zot’t e shpis apo ka ra gripi pul’ve
man o'the mountain - November 9, 2007 at 9:54 am
S’ka
Ne diten sot asgje s’ka pasur
As fjale,as puthje,as kafe.
As leke te humbura ose fituara
As telefon ku te behen llafe
Vetem shi mbi xhama ka pasur
Zhurma te largeta ne qetesi
Era ka fryre e ftohte mes pemeve
Si pemet jemi yne dhe ti
Sot ska,asgje te forte ska
Kane dale krimba mbas shiut
Qe ne balten e bute ferkohen
Te perlyer,si buze pleqsh
Nje peme leshoi gjethet
Mbuloi tablone e ndyre
Ngeli lakuriq per vete
Dege holle ne trupin e fryre
Zot,sot?S’ka zot sot
Ka lende gjuhe te zjarrte
Fuqi,me ose pa
Mbi zgavra rrine syte e acarte
Profil I heshtur jete
Ku ka vetem,S’KA,bosh
Ne arkivole flene ndjenjat
KUJDES ,se mos I zgjosh!
Fli ti shpirt tradhetar
Kycur ne trupin burg
Manastirin e ke te bukur
Vete je i ngrate si murg.
Ska.E si mund te kete?
Aty ku zjarri ka kaluar.
Aty ku dikur ish parajsa
Tani ferri ka zbarkuar.
Shpresat jashte kane ngelur
Deren me thonj gervishin
Cirren nate e dite
Duan te jene ku ishin
Po foleja u prish,copash ra
Ska shprese per shpresat
Ska.ska.ska
Ja ato filluan denesat.
Ah zot,ti qe jep e merr
Zgjidh me mire here tjeter!
Pse ma hoqe …… nga jeta?
Shkruaje kete pyetje ne leter.
Kujtoje kur te me kesh.
Dua pergjigje pa klas.
Mbaje mend kete.
Ndryshe do te te vras.
Ma kthe qe te shpetosh
Mos thuaj “Ky fat te ra”
Sdua me te te degjoj kur thua
Ska,ska,ska.
Ska,ska,ska
Ben si sorre e mallkuar,
Me gjakun e dashurise sime
Lyen thonjte e zbukuruar
Syte me lart sti ngre,ste dua
Pa te qe supin me kafshon
Ti nuk egziston per mua
Deshire
Sot do te iki larg prej
Vetes,teje,botes…larg
Me forcen e gishtave do shtyp trurin
Qe nuk pushon mesnates vone
I leshuar pa mbajtje te rreme
Sdua
Mbi sy do eci per te kaluar
Kohen mizore,zvarritese si krimb
Qe me mendafsh me lidh,me pret
Copat e vogla do ti le pas
Derisa ato te behen…
Une
Mes dritave lenguese te ideve
Lyer me bojen e harreses
Do eci ne rrugicat e perpelitjes
Si peshku I dale ne breg
Trupin do e perplas fort
Pas jetes
I qeshur si klloun shetites
Me buzet varur ne telin gezim
Do parakaloj mes jush I trishte
Si plaga e hapur ne trup
Qe kerkon sherim mes dhimbjes
Pa shprese
Ne valixhe do mbaj krahet e prere
Te nje engjelli te vrare pupelzi
Shkulur pa nder te fshehte
Nga perjetesia e thyer pajete
Ku kockat kercisnin derrmuar
Ne heshtje
Pa zot mbi veten,zot I vetes
Pa fat terfilin katerfletesh do kem
Mbi supe do ndaj peshat
E terbimit,fantazise,dashurise,dhimbjes
Varur ne litar mbi honin e cmendurise
Te mbahem
I shijuar,deri ne fund i kerkuar
Ndijoj aromat e pastertive
Tregoj I genjyer lote malli
Qe spyesin te dalin,te kuq
Mes bardhesive te nates do vervitem
Fluturues
Pluhuri I yjeve do me ndricoje
Mes erresires do shkelqej butesisht
Qe ty mos te te verboj
Ne vesh do te peshperitem
Si fjale dashurie
Do jem
Kur mos te jem ,kam ikur
Atje ku jam nisur vetem,I zgjidhur
Nga litaret e arsyes,I lire
Do leshohem ne hon,krahekeputur
Te kerkoj fundin,I shpejtuar ne renie
Pa fund
I fshehuri
Nuk do te me gjeni dot me
Haha,jam fshehur mes jush
Kaloj sa andej ketej,I fshehur
I fshehur nga syte tradhetare
I mbrojtur si zogu ne fole
Hapat I hedh mbi token e ndyre
Ndersa shpirtin e kam mbi re
As po te me shihni dot sme njihni
Sepse ju vete me fshehet
Me deshire me mbuluat si ne varr
Edhe pse ende skam vdekur
Mes jush nuk jam me I gjalle
Nuk jam me,jam fshehur
Tani qesh dhe qaj I vetem
Qe asnje te mos qeshe me mua
Qe asnje te mos qaje me mua
E kam lene trupin te ushqehet
Zemra le te rrahe derisa te prehet
Mendjen do e copetoj,tua hedh
Kafsheve te uritura ose te velura
Ishullin tim nuk e lag uji
Vec lengu I enderrave te shtrydhura
Aty jam fshehur,larg kesaj bote
Pa ligje me ushtare te bindur
I mbrojtur nga une vete jam
Mos me kerkoni me
As rruge per tu kthyer skam.
Do te doja te me jepnit opinionet tuaja per 3 nga poezite e mia.I vleresoj sido qe te jene,flm.Hera e pare qe i bej publike.
SensInsiktiv - November 12, 2007 at 5:19 am
osht nji e gjat ke 6 mac qe disa nga vargjet i ka
…anej-knej , qi thu ti …ne goca qe ndizen si zjarri
dhe shqiptare pisqollemedhenj qe s’shkulen nga istikami…
e vijo mo posht i cop her … pak a shum…
e ju t rive sot sju ka hije hic kitara
se bandill yll bote kish vec ne t rite e mi te para…
e kshu hikin e vin shkronjat i cop her se koha bo t veten por SIDOQOFT diku nga fun’i osht …
se dashurite pa raki sesi veniten e treten se n raki ne formaline zemrat pa u tretur mbeten…
masanej se maj men mo.
a po lidhet nonjoni se per cin e kom fjalen apo po ja fus katunit un ktu kotumkot.
ene shkruni pra ho. akullnaje e di qe snjifna aq shum bashk po e kom hum shpresen nga grupi qe ma era bole kshu qe im hittin on you now. hajde burrnesh’
man o'the mountain - November 12, 2007 at 11:20 am
man, po kjo eshte vetem faqe per ata qe s’kane me c’merren tjeter. vizitoje dhe qoshkun e akllit, se ajo s’ka kohe te merret me ne te gjoret ne cdo cep blogosfere.
bletebzz - November 12, 2007 at 12:17 pm
nuk di me i shkrujt ktyne blogjeve te tjera mi blete se duhet me hap adresa t reja se kjo qe kom s pranohet. me m vra nuk e di se pse. kurse me hap adresa t reja m vje mo kollaj me u nis vet me ardh m nju jork.
man o'the mountain - November 12, 2007 at 12:23 pm
Man, s’e gjeta… po ja një tjetër që mua më pëlqen shumë…dhe me raki…:
Dashuri dhe shishe
Kur jam në dashuri
Nuk është ditënatë, orë nuk ka ekzistenca
I panjehësueshëm dhe emërueshëm
Momenti, intervali mes dy pjesëve të jetës
Edhe në këtë shartim 24 orë ka dita
Por diç më shumë unë kam rrojtur
E bota s’është përmbysur, përveçse
Në sytë e mi
Kur jam në dashuri
Më tepër gjendem në dhomën time
I hallakatur, i dërrmuar
Mbështjellë nga trupi si Saturni nga unazat
Trupi, trupi, frymën ma mori!
Shishja e bojëshkrimit, shishja e rakisë
Sy më sy vërehen trishtueshëm
Rrëzuar bri meje
Kur jam në dashuri
E me që ra fjala te shishet
Jam si një hartë e vulosur në një shishe
Hedhur në oqeanin e vogëlsisë
-Moj e ëndërruar që pranë i kalon
Thyeje këtë dreq qelqi
Dhe fill e vetme pushtomë
Ishullin e thesarit!
“6 maç”, 18 shtator 1991
akull-naja - November 12, 2007 at 12:25 pm
bletë, ti e di që unë ngordh që gjithmonë të vij nga cepi yt i blogosferrës.:)
akull-naja - November 12, 2007 at 12:28 pm
amon mi akullnaje je botnore fare. osht e vdekme qe kjo qe them un osht aty. ai patrokli me siguri qe e di se per cin e kom fjalen, ene JOM I SIGURT QE OSHT TU M PA TASHI po osht nji vampir i vertet.
man o'the mountain - November 12, 2007 at 12:38 pm
akullnaje mos i thuj kshu llafesh bletes se na hiku truni fare. un sjom dhe tip qe i inkurajoj kto lloj marrdhonjesh midis z’jushave
man o'the mountain - November 12, 2007 at 12:52 pm
sorry this insinuation is not funny. kaiher sdi me e qep
man o'the mountain - November 12, 2007 at 12:54 pm
O man
pse nji blog dhe ti s’po e ban
t’vijmë e t’rrimë aksham m’aksham?
p.s. vetëm 2 min më vonë të paska rënë xhetoni, good record for a man…
akull-naja - November 12, 2007 at 1:45 pm
akullnaje yll bote un nuk boj blog se nuk e di se ka lidhet fare ky blogu.n pergjithsi ka kompjutrat s mor vesh hic or tej. kurse what the fuck is that xheton thing supposed to mean?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!(me levizje kercenuse vetllash nga mrapa)
man o'the mountain - November 12, 2007 at 3:05 pm
akllo ne burrat kena dy koka secila ka menimin e vet. n shqipni e kena t konstatume ene n flamur. po un perpiqem me menu vetem me ate qe e shofin t gjith me gjithse ka noiher noi kryengritje anej nga jugu separatist
“ja vlora qeverri ja shqipria shkrumb e hi”
po ne si lejm grekt e mootit qe t fusin percarje.vlora osht e jona or tej
man o'the mountain - November 12, 2007 at 3:23 pm
O man, dukesh që s’ke nejt me vllaznit tanë jashtë trojeve etnike ti; me t’ra xhetoni (në vendin e duhur të telefonit me xhetona)= me bo kontakt (neuroni me neuron).
Ah Mon, Mon,
Shumë keq që s’blogon
po t’paktën ka ‘i barrë dru e bon
dhe ditën dom s’e çon.
(e gjitha kjo me vetullën e majtë ngritur gjithë qesëndi dhe fill mbrapa me një buzëqeshje krejt të pafajshme )
akull-naja - November 12, 2007 at 3:26 pm
thash se kishe probleme vetvrasjejeje ene deshe me ra m gjak me mu
man o'the mountain - November 12, 2007 at 3:46 pm
ej luje pra mretin se t hiku loja
man o'the mountain - November 12, 2007 at 3:49 pm
mono
patrokli - November 12, 2007 at 3:53 pm
patrokel mer mizerje po ku je mer ku je se na mori molli apapapa se si po m vje
man o'the mountain - November 12, 2007 at 4:08 pm
Man, Man, kapedan
Blogu i Bletës nuk është han!
Meqë jemi te vetvrasja :
Plan për vetëvrasje të pjesëshme
E pandryshueshme skema e ditëve
Që bartin të hënën, të martën, sabatin,
Këto në fakt janë
Ca rruaza në trupin tim prej krimbi
Kalojnë të premtet, pa mëshirë të mërkurat
E njëra tjetrës hiç s’i tolerojnë
Këto karroca ambulantësh që shesin të njëjtin frut
Tek dielli plehëron varrin tim të hapur
E ngroh gotat e mia të vështira
E kështu java mbushet me muzikë filmash
E me krimba në fruta të ndaluar
T’i vdesësh të enjtet, t’i shkelësh të premtet
T’ia thyesh nja dy dhëmbë gojës që ma kafshon jetën
përditë
E ta mbushësh që tani varrin me ato
Që janë sot e do të vijnë
(P.sh., vetëm me të hënat e të mërkurat)
“6 maç”, 28 maj 1993
akull-naja - November 12, 2007 at 4:14 pm
mono, grumbulloje veten se nuk bo burri k’shuna si bo ti. ja! ne shoqni t’mire tkam lon: Kape:
ATDHEU TURIST
Kamarda ishte këtu
Pantallonat e shkurtra
Aparatin fotografik nuk e shqiste dore
Vërtik kokën me flokë të bardhë linçuar
Flokë të bardhë, vargan turistësh me kërcinj konserve
Plakë prej shëndeti dhe qershori
Nën bluzat e bardha lisho e vesh trupin
Zhurmë zanoresh janë thithat gjinore
Tek hapin rrathë të shtrembër në ujin e ndenjur te bluzës
Cfarë drithërash Kamarda, plot
Jot shoqe parkon në pleqerinë poshtë bluzës
Nuk e lëshon aparatin, emri i markës
Me Y greke, që ndryshe kalamajtë e shqiptojnë
Të pisët lypin çamçakiza e qindarka
Të pisët, të shprishur gjaku
Plaka shtrëngon
Qemerin e kishës, që sapo doli
Ata shkruajnë se ishin aty
Të dy çift pleqsh
Kamarda kthehu në katund.
Aparati fotografik, aparati fotografik
Kërcinjtë, falanga falangjesh, turistët e zbardhur
Turistët, turistët, me flokë të bardhë, të verdhë
Kisha ku u martua Kastrioti
Ishe aty Kamarda
Shtrëngonit aparatin fotografik, këtu të vjedhin
Dy cicat si një autobus i vetëm përmbi hartën gurore e pluhur
Qumësht pluhur ish-qumështi italo-shqiptar
patrokli - November 12, 2007 at 4:16 pm
ej marut punen ju kshu t gjith e.apapa kjo skllavnia moderne mer jau
man o'the mountain - November 12, 2007 at 4:22 pm
o akullnaje un bleten do ta mor nuse. kshu qe ajo ca tolerime t vogla mu mi bo. vetem qe m duhet me bo ene nja 37 gamor dru qe t kena mun’si ta konkretizojm. po ne myslimonet mund t morim 4 gra. se i bona 137 gamora un t mor ene ty.
man o'the mountain - November 12, 2007 at 4:39 pm
Man, ma ka ndalu byroja me u martu me gra. (Apo s’quhet e martume me gra kur martohesh me një burrë që ka gru?)
Pastaj, ç’e keni kët mani ju myslimanët me ju nxi jetën 4 grave përnjëherësh? Nga nji,mër töj, nga nji…
akull-naja - November 12, 2007 at 4:51 pm
mo sakt ce kena ket mani me tu bo koka daulle 4 fish plus me pas 4 pal vjerra ,vjerrer, vllezer ne motra nusesh ububuja
man o'the mountain - November 12, 2007 at 4:56 pm
e kjo o me dy pika ishte e papame
man o'the mountain - November 12, 2007 at 4:57 pm
ej akllo un vdes me provoku icik nervat e miletit qy i vogel kshu kom qen. masanej jom terrorist fare o akllo.
man o'the mountain - November 12, 2007 at 5:01 pm
O man, në fund të faqes, ke një link që quhet “Blog at WordPress.com”. Dhe hap një blog e na trego si ishe i vogël dhe si u bëra pasandaj. Se kështu si e ke zënë ti, jo që Bleta s’do të të marrë, po do të të përzejë fare nga blogu, dhe mua bashkë me ty. Po iki vetë më mirë, se paska vajtur vonë. Natën! (e gjitha kjo me buzëqeshje dashamirëse)
akull-naja - November 12, 2007 at 5:12 pm
o derMan, te coi tek burimi dhe te tha hap i blog, akullnaja, hee?
Shoku Manit - November 12, 2007 at 5:15 pm
mono po mos na boj me zemer kshtu bam bam. na hidh noi tuf bishtajash, a na blej ndonji shami me ojna qy me iu murr shoqnis t’pakten.
qy si na rref zemra. na treme dhe akllin.
bletebzz - November 12, 2007 at 8:10 pm
rrusho vrej ato burimet e tuja se mos t shterrohen se ska kuceder me gjith qeros qe te m dali perpara mu or tej
man o'the mountain - November 13, 2007 at 8:30 am
nji pershendetje t vogel
<param name=”movie” value=”http://
malcori - November 13, 2007 at 9:45 am
o akullnaje o zjermo o kontradikte o torture mos na fut kot me hap blogje se lejm nom se s dim me i perdor. ene i her i pershendetje t vogel per dy yllat e mi t botes.kjo pasqyro gazepin qe s m le rehat m thellsi t shpirtit
man o'the mountain - November 13, 2007 at 10:13 am
O man, po gazep t’bukur paske n’shpirt!
Try, man, try, se ësht’ fun, t’paktën për ca ditë… do ndihesh si ai malcori që kapi më në fund arushën. (me buzëqeshje djallëzore në cepin e majtë të buzës.)
akull-naja - November 13, 2007 at 10:22 am
nuuk funksionoka sot
man o'the mountain - November 13, 2007 at 10:24 am
po nuk e mor vesh mi goce pse spo mor dot gjo ka youtube dhe ta bi ktu. ku osht ai bataljoni 37 se m duhet t abuzoj nonjonin tashi.
man o'the mountain - November 13, 2007 at 10:28 am
rabotajet, rabotajet:
akull-naja - November 13, 2007 at 10:32 am
akullnaje m trego i cik ti mu si ti vej fotografi ati bllokut tim un
man o'the mountain - November 13, 2007 at 10:32 am
oh yill bote si ste kom taku un ty ktu m shqipni per para se t hikshe ne kurbet te zi.
man o'the mountain - November 13, 2007 at 10:35 am
o man, po eksploro o burrë, eksploro…
akull-naja - November 13, 2007 at 10:44 am
e m duhet me hik icik se m duket se ma kon fut me kte gamor’n e fun’it .
man o'the mountain - November 13, 2007 at 10:49 am
po ca te eksploroj mi akllo mu m duket sikur kom ardh ne VDEKESIREN E MADHE PERENDIMORE kur hy ktu ke ky blloku im
man o'the mountain - November 13, 2007 at 10:53 am
vrej punën, ti mono. ne mos harro t’i japish ujë gamorit.
akull-naja - November 13, 2007 at 10:53 am
o man, shyqyr që s’t'paskam pas’ taku n’shqipni, se paske pas për t’ma hongër shpirtin me ankesa. shkova dhe un’ man, se po m’thrret gamori im.
B, kalofsh mirë dhe ti!:)
akull-naja - November 13, 2007 at 10:55 am
mir qe osht per t postu poezit e ervinit ky veni ktu.imagjino sikur t ishte per noi arsye tjeter mo pak serioze
man o'the mountain - November 13, 2007 at 10:56 am
ej robt e zotit how you doin
malcori - November 13, 2007 at 2:57 pm
hajde diskutim ervini qe behet ketu hajde!
mono hape ene ti nji kioske se le nam.
ose hajde ne facebook with your beautiful self.
akull, sorry qe nuk mora pjese po m’kan munu fort gamoret e mi (i kom nja 3 cope)
bletebzz - November 13, 2007 at 10:27 pm
mono, po t’coj ene un nja tre me syze, si pune shoqnije garibe:
ps blete, e kena si inteRRmexo ket ne… neser do bi nji ka ervini…. me kismet
emigrant - November 14, 2007 at 1:12 am
i pershendetje jabonxhiut nga hugh cornwall
malcori - November 14, 2007 at 9:01 am
amon mer tja qenis atorobt e motrat kuti ket pse nuk coj dot kong un ktu a ka noi rob zoti tem tregoj si o puna
malcori - November 14, 2007 at 9:03 am
malcori - November 14, 2007 at 9:27 am
ej shyqyr ja rabi
malcori - November 14, 2007 at 9:28 am
jabonxhi ta cova kte se m dukesh si tip skorpjons i vjeter ti mu
malcori - November 14, 2007 at 10:06 am
B, “6 maç” për mua është dashuri e vjetër, nuk e diskutoj dot, për të tjerat ja s’i njoh, ja s’kam këllqe t’i diskutoj. Kjo s’është në asnjë mënyrë arsye që mani e unë të bëjmë llogje këtu, po se si na mbledh kjo faqe…se si na mbledh…
Me të mira njerëz se po pëllet gomari im, ka dy orë…
akull-naja - November 14, 2007 at 10:17 am
ou what the fu.. ej yll bote tashi qe sa t pash un po hiken ti
malcori - November 14, 2007 at 10:35 am
Ç’bejne Pijanecet
e pra çbejne
pijanecet
gjate kohes
se lire
e cila nuk eshte
edhe aq e lire
por ne kohe roberie
vella
e pra ç’bejne
pijanecet
ne kete
kontradiksion
brenda kohes se lire
e cila shtrenjte
eshte ndryre
brenda kohes se roberuar
pijanecet
gjate kohes
se lire
shkruajne poezi
e gjeta
keta jane poetet
nje, dy, tre
dy e nga dy
tre e nga tre
nje e nga nje
ata
plotesojne
antologjine
e poezise
shqipe
(perjashtohen nga kjo poezi
ata qe e bejne me qellim)
emigrant - November 14, 2007 at 11:02 am
E njejta shije si e 6-ës, veç në formë tjetër. Rrofsh, Man!
akull-naja - November 14, 2007 at 12:25 pm
Gazeta në xham
Në Shqipëri fjala, sidomos ajo që mbart mendim ose problem, historikisht titullohet « lehje » nga ata që nuk e pëlqejnë, por ama edhe si kategori, « fjala » nuk është shumë e pëlqyer dhe diskursi antiintelektual ka qenë gjithnjë më i duartrokituri. Pranim të madh ka përherë për grimasën, romuzin dhe kunjin
Ervin HATIBI
LOBI 190, 8.11.2004
Më kanë pasë bërë shumë përshtypje ca S të mëdha shtypi të bardha apo shenja të dollarit $ nëpër xhamat e dyqaneve riparim e sipër. Nuk di se sa supersticion ka këtu apo sa kabalistikë urbane, por misterin ma kishin çmontuar përfundimisht të rriturit, duke më sqaruar se këto shenja nuk janë për qejf (shumica e S-ve shtriqeshin së prapthi), po në fakt këto ishin damka si ato mbi bagëtitë, për të ruajtur xhamat nga vjedhja, në kushtet kur ende dyqani nuk kishte rëndësinë konceptuale prej dyqani, që vjen bashkë me përditshmërinë e shitësit dhe të mallit. Në momentin kur hajduti i këtij rangu kaq të ulët do të guxonte të shkoqte tabakun e xhamit nga korniza, S-ja e bardhë, me ose pa vizë amerikane në mes, duke u transportuar nëpër qytet do të niste të vishej me foni në kontakt me syrin e popullit dhe ndonëse bashkëtingëllore, ashtu shqetësuese do ta transportonte S-në rrugë më rrugë si një fërshëllimë ngjethëse gjarpri apo shfryrje gome biçiklete dhe nëpërmjet ligjeve elementare të optikës, xhami do ta kalonte si adeziv drejt e mbi vjedhës Stigmën e hajnisë.
Ka edhe një fazë tjetër, që e kam me 50 % a është para apo pas fazës së grafitive me S të bardha, kur dyqanet në rikonstruksion i mbulojnë faqet e veta të xhamta me faqe gazetash për të fshehur pak rrëmujën e punimeve brenda, si edhe për t’u dhënë intimitetin dhe joprotagonizmin e nevojshëm punëtorëve apo ustallarëve që kryejnë aty në një botë të vetën ritualet e pahitjes si ca mullixhinj, këndojnë me cigare në gojë copëra këngësh thjesht për hir të kumbimit tundues të binasë bosh, si edhe ulen dyst e shpështjellin gazetat e lyrosura, që në këtë rast nuk mbështjellin më dyqane, por tre copëra të stërmëdha buke të zezë rreshtuar shtrënguar me nga një vezë të skuqur në mes. (Gjithsej 2 /dy/ vezë.)
Sidomos gjatë fillimeve të tranzicionit, konfliktet shpesh të armatosura midis shkollave të ndryshme të mendimit për pronësinë e mëtejshme apo profilin e ardhshëm tregtar të dyqanit ( bar-kafe a lojra fati?) bënin që letrat e gazetave nëpër xhama, të zverdhura tashmë nga dielli, ta rikthenin veten aty nga përtej xhamit në ca eksponate muzeumi efemer duke i bërë një folder falas kujtesës sociale, që në vendin tonë është kaq e shkurtër. Kështu, tepër e komprimuar, e stërmbushur me ngjarje dhe shenja dhe shpresa, koha e tranzicionit, më shumë se në posterat elektoralë të skërfitur të një fushate më parë, mbeste e incizuar nëpër gazetat murale të dyqaneve të bllokuara dhe kështu i jepte qytetit pak histori dhe mbante edhe për pak jehun, ekon e të djeshmes nëpër mure. Duke kaluar muaj shikoje sesi fotot dhe titujt përplaseshin ligsht me realitetin, sesi turpi është një lloj reaksioni kimik që ka nevojë për një të ardhme, dhe e ardhmja kishte ardhur përballë gazetave të ekspozuara pa faj nëpër qytet, po faqet vetëm ishin zverdhur. Horoskopi politik ish’ diskredituar, idioma e propagandës ashtu si edhe look-u ballukemadh à la Vojo Kushi i politikanëve demode të tranzicionit, niste e modifikohej, evropianizohej, retorika misionare e komisarëve të frymëzuar niste bëhej më minimaliste, më tekniciste, kulti i demokracisë si ai i bukës së siguruar në vend, me forcat tona, gjithnjë e më shumë rezultonte në përshkrime për një prodhim gjeopolitik importi, i cili na jepet në përdorim, por jo në pronësi.
Arkivat e gazetave prodhojnë uniformitet ngjethës. Janë si varre kolektive dhe fjala bëhet, në të kundërt të asaj që duhet të ishte, viktima e parë, pjesa e butë që tretet bashkë me kujtesën. Vetëm fotot, fontet, disenji mbijeton aty, siç mbijetojnë veç kockat dhe këpucët në varret: formë e jo kuptim është ajo çka na pranon syri bujarisht si të vlefshme për vëmendje. Ashtu si vdesin e pastaj treten mes kufomës temperatura e temperamenti i njeriut që vdiq, ashtu edhe fjala humb gjithë përfytyrimin e vet në arkiv: mbetet aty thatë si fjalë fjalori, dhe duhet filologu t’ia rikthejë kujtesën e përfytyrimin fjalës-grafemë, siç nevojitet fiziologu të nxjerrë nga kockat portretin e të vdekurit.
Krejt kështu ndodhte edhe me kalimtarët përballë dyqaneve të fashuara me gazeta. Fjalët e shtypura mbi të djeshmen janë bërë ornamentale, thua se nuk janë më shqip: Asnjëherë nuk qëllon të shohësh ndonjë të ketë ndalur përballë ndonjë vitrine të fortifikuar me gazeta për të lexuar tjetër mesazh veç numrin e telefonit të pronarit të dyqanit në tabelën « Jepet me qera ». (Edhe variantet të tjera si « Jepet ose ipet me…» «qera », « çira », « qëra » janë mbledhur nga autori në kryeqytet.) Gazetat e vjetra si sirenat Odisesë u bërtasin shqiptarëve nga përtej xhamave: «Ndaloni, mos ecni më, se përpara ju pret veç e djeshmja! Nëse harroni të djeshmen, do të shkoni në të djeshmen pafund, deri sa t’i jepni një kuptim kohës, duke futur perin në gjilpërë! » Por si i thonë, shqiptarët e kanë vendosur që moti: «Qentë të lehin, karvani le të ecë përpara » ; kjo është një nga fjalët më të ndyra që më ka dëgjuar ndonjëherë veshi, dhe nga kolonë zanore për itinerarin socialist përmes xhunglës kapitaliste, fjala e urtë gjeti ripërdorim në dekadën e fundit për të shprehur qëndrimin ndaj shtypit dhe fjalës. Në Shqipëri fjala, sidomos ajo që mbart mendim ose problem, historikisht titullohet « lehje » nga ata që nuk e pëlqejnë, por ama edhe si kategori, « fjala » nuk është shumë e pëlqyer, dhe diskursi antiintelektual ka qenë gjithnjë më i duartrokituri. Pranim të madh ka përherë për grimasën dhe romuzin dhe kunjin ; seria « Mbledhës të hershëm të folklorit » do të ishte teksti fundamental për çdo kërkues serioz të konsensusit të votuesve apo konsumatorëve tanë. Në të njëjtin kapitull edhe « Qeni që leh nuk të ha » aplikohet në këtë rrethanë shkurajuese për fjalën dhe shtypin, bile edhe mungesa ulëritëse e qenit në « Frika ruan vreshtin » prapë sipas meje vepron në të njëjtin kontekst të territ informativ dhe terrorit të heshtjes nga mungesa e fjalëve.
Në fakt, kjo e gjitha është edhe metaforë: realiteti vetë, në fakt, është ai misteri i mbështjellë me faqe gazetash të cilat nuk na lënë të shohim përtej xhamave. Por vetëm se faqet e gazetave nuk i lë njeri të zverdhen e i zëvendësojnë përditë me të reja. Fjala si butafori dhe barrierë ndaj të vërtetës, ja çfarë.
E forta është se e gjithë fillesa për të shkruar këtë lindi kur po shihja rikonstruksionin e Friends Books House, ku pata shkuar të merrja librin e fundit të Ardian Vehbiut. Ndërsa Ladi, pronari simpatik i libraries, po më tregonte mjediset e reja të shtuara si kat i dytë, unë kisha humbur pas qëmtimit të gazetave të vjetra me të cilat ishin zënë paretet e xhamta. Në një faqe të parë të vjetër të « Korrierit », vendosur horizontalisht (Ladi mbase çuditej pse unë po i shihja punimet me qafën skiç), vura re një foto-poster të gruas së kryeministrit, me një foulard të bardhë në kokë gjatë vizitës së një xhamie në Liban. Diçitura tregonte se Zonja e Parë kishte veshur « rrobat e grave islamike » dhe nuk qartësonte mirë se gjithë vizitoret femra të xhamive, e mbase edhe të shumë kishave, në shenjë respekti dhe modestie në një vend të shpirtit, duhet të mbulojnë flokët, një simbol i gjallë i haresë së jetës dhe sensualitetit. Gjithë operacioni foto-diçiturë të linte të kuptoje për larg qoftë ndonjë inklinacion të gabuar shpirtëror të gruas së kryeministrit dhe, kush e di, mbase edhe të të shoqit. Shkrimet që vijonin ishin kundër çiftit, sigurisht për arsye të politikës, por erëza orientale i kishte dhënë pastaj një shije më mistike muhabetit… Kështu, me këtë shtysë desha të shkruaj diçka për racizmin, për orientalizimin e armikut në kulturën tonë, për islamofobinë që nuk çudit më asnjeri, për Berishën që kryeredaktori deputet i ZP e shpotit me « myslimani Berisha », për Berishën që e godiste Ilir Metën kur ky qe kryeministër me llagapin « Sheiku Metullah », për editorialin e njërës prej gazetave më të mëdha në vend ku difekti i qeverisë Nano ishte mbiemri Islami i ministrit të Jashtëm, për politikanët tanë që pa përjashtim kanë në gojë hiperbolën afrikane (« Kjo nuk ndodh as në xhunglat e Afrikës !!!»), për militantët politikë që zografisin në mure a mitingje parullën « Nano-grek » thua se të jesh grek është e paligjshme apo e padenjë etj. etj. Por, kjo mbase i mbetet një here tjetër: ajo që nuk desha të humbte në asnjë mënyrë, dhe nuk mu ndenj pa e shënuar, ishte ku e ku më joshëse dhe urgjente për kujtesën…
malcori - November 14, 2007 at 12:26 pm
kto jon mor straight nga blogje te tjera kshu qe na falni n qoft se ju fikim llullen me noi gabim ne te kopjume
malcori - November 14, 2007 at 12:28 pm
(Agenda)
Të hapësh derën, të mbyllësh derën
të presësh me syse dielli verën
të ndërrosh parfumin
dekorin
kostumin
të bësh maksimumin
të përdorësh telekomandën
të shtypësh tetën
dyshin
gjashtën
të kujdesesh për tonin kur ngre telefonin
-të djelën votonin
të zhysësh kartonin
për një emër
mashkull a femër-si herën tjetër
të ndërrosh fenë, ndoshta dhe seksin
të gjesh pretekstin
(breaking news) (BBCNN)
prapë luftë dhe prapë
makinat
e refugjatëve nën avionë
kanë targat perse të
afganistanit
mjekë pa kufi
të paharruar
tymosin
jashtë vdekjes pop të bob marlit
(chorus)
Kinezë, francezë, senegalezë
hieroglife me bojë kine të zezë
njëlloj të gjithë ndryshe ngjajmë
po na shpove njëlloj na del gjak
dhe koka-kola
në xhinse gri na del boja
dhe e njëjtë është jehona
pop që lëshjnë fort rrugët tona
(por edhe aroma)
e njëjtë fytyra
përsëritet rruar nëpër pasqyra
si a-të e rrumbullakëta
në fundet e vakëta
të emrave italianë
të grave
të fqinjëve tanë
(me rimë)
————————— Ervin hatibi
malcori - November 14, 2007 at 12:34 pm
kjo m duket se osht nga pasqyra e lendes
malcori - November 14, 2007 at 12:35 pm
kjo me siguri do bohet faqja mo e gjat m bot
malcori - November 14, 2007 at 12:36 pm
po të vazhdosh të llafosesh sa herë të të vijë në mënd dhe me nga një fjali për koment, me siguri që po. (po qesh o man, u knoqa)
akull-naja - November 14, 2007 at 12:50 pm
ene prit se skena fillu nga komentet hala
una: osht yll boote
noi tjeter; maskarai
bleta ;mos u ziini
bataljoni; ju jeni mediooker me, m shifni mer mu se kom ca fotografi me mut me lule ( tamom tamom nuk e di se car mun te nxjerri ky i funit) msooni mer historin msooni mer nga mu
una prap; may you burn in heill! (jo, jo astagfirullah se ate sja them as xhorxh bushit)
akullnaja; eh mre burr malsiijee t pjerdhsha m cifteliiee eh jamon jaa moon e byyy lbylat po keenoojn
patrokli; dridhe like boje trike (jo jo se tallem se je yllbote)
jabonxhiu: tashi un do them fjan e funit . myllje
malcori - November 14, 2007 at 12:53 pm
harrova
una prap;do ju mor nuuse t gjithve
malcori - November 14, 2007 at 12:55 pm
amon mer ca kombi yll bote jena
malcori - November 14, 2007 at 12:58 pm
po kte me robt e zotit a e ka postu njeri
Poezia e humbjes
Ti asnjehere s’e kupton çfare humb
Lodron si nje mace ne hapesiren
E gjelber te syve te tu
Dhe une i fyer i poshteruar
Te pergjoj pas hijes sime
Behet vone, sa vone nga ndarja
Une mbi prush thyej shkarpa
Si idiot i fryj hirit
Ndizu zjarr
Dhe hedh aty lule, shami, vjersha
Rrobat e çdo gje qe kam
E ngel nje lakuriq i varfer, zhveshur
Qe zjarri dot me s’e ngroh.
Ti asnjehere s’e kupton çfare humb
lodron si nje gjethe ne lulishtet pa ane
Te syve te tu
Por une dua te te dua
Me çdo kusht
malcori - November 14, 2007 at 1:09 pm
ej icik gallat tashi se u lodhem
si gjithmon antonio albanese
malcori - November 14, 2007 at 1:20 pm
JETIMORJA
Regetin ecja e kermillit ne mes te jetimores
Pllakat bardhe e zi, bardhe e zi kuadrat i ndajne ditet
Ku mllefi i kuzhinieres pushkaton makarona
E therren edhe rojen, pulen e vetme qe mbeti
Tingujt e tij pushkatuan Permes njeheresh
Gjithe fijet e barit, flakeza jeshile qiriu
Homazh ne kopshtijen ilustrimin braktisur ne botime
abetaresh
Te nje etnie te perndjekur qe fiket
Homazh per rrugen e qumeshtit te kermillit
Mu permes bardhe e zi, bardhe e zi
Tek e heq me llape shijen e pasdites
Qe i ul breket e vaketa pasditja
Mbi tullat pa nena
Te avllise qe rrethoi ndertesen:
Tre cunat aty u rriten: pa levizur shijojne dashurine
Puthitur ne kutite e kepuceve
Pa nene, pa nene
Pa gjiret e vegjel te bluzes me vija
Qe as sot s’shkoi ne shkolle
Jo, jo, nuk qe rrojtari pula qe therren
Per te premte zakonisht kopilat
Hane pastorin danez ne kat te dyte (tre kate ndertesa):
Ky i mbolli gjithe biblat ne saksite e dritares
Per te sajuar i humbur, atdheun e larget.
(1993)
malcori - November 14, 2007 at 1:31 pm
mono, s’bo burri kshu si tyna …
ps kto gocat e ktushme te zbuuuuuusin mo e t’bojn amorf fare, t’bojn….
qe cer thot hatibi per ty:
HOV SIMBOLIKA, PER NJE FEMER TE LIRE
Kepurdha te vrara
ne pyllin plot me refugjate te mitur
Jarga e shtriges se shendoshe
vertik eshte hapur midis trungjesh perpjete
Nje mendafsh merimangash prej shiu
Ne kete rrjete-kuvli te mbeshtjelle
e ti
qan kot aty, kot
si nje ore me zog
Here-here eshte me mire te vdesesh
emigrant - November 14, 2007 at 1:43 pm
ps ke ai dialogu mo siper
autori; hecni hecni m shqipni mer jabonxhij po s’ju thyva n mes. kurse ai moni t filloj ti boj faljet anej ka fush-kruja se ktu m tiron u pa puna atij.
e tashi hika se gomoret e sotshem m duket se m kon perfundu n maqedoni fare. o pidh te somes
malcori - November 14, 2007 at 2:31 pm
blete, e ke nigju at’ shprehjen qe ka mor sopata shtremet?…. kot, i sugjerim, e ke da qe e ke da me tab t’vecant hatibin, pse s’e bo poezit’ m’i ven’ ene esserat me i ven’ tjeter…. kur Hiku mija, tHii ene qindi…. per nji extra tab e kisha llafin….. se sikur po i hudhet si shum ynyr pilafit ene s’bo mir per at’ kolesterol’n e keq….
turqeta, blete.
emigrant - November 14, 2007 at 6:55 pm
yeah, ate po mendoja. po te kisha ok-in e autorit, do te kisha hapur nje blog te vecante vetem me keto. ndoshta nje extra tab mbaron pune.
bletebzz - November 15, 2007 at 12:30 am
ene un qe po menojsha me fut lufta ne paqja bashk me te mjeret
man o'the mountain - November 15, 2007 at 12:35 am
mono, pse kruhesh?
na per t’miren tuj munohna
bletebzz - November 15, 2007 at 12:58 am
ndaje ne periudha ciklamin boj tulle dhe gurkali e autorit
man o'the mountain - November 15, 2007 at 2:49 am
blete(ezhurmshme)bzz, je me fat me teper se e zgjuar, ndonse zgjuarsia nuk hyn fare ne ujin e qellimeve te tua, per tu marre me Hatibin.
Dikur kam lexuar ca pacavurre te shkruar nga disa della neper forume postimesh elektronike, tip art-cafe, e me-the-te-thashe, nen emrin e Ervin Hatibit, pikerisht nen hunden e Hatibit te vertete, dhe Ervini nuk bante za <— deshiroj te them se kur E.H te marre vesh rreth mosmarrjes se lejes se tij te Autorit per ribotimin elektronik te 100 e njete te poezive apo esseve te tij nuk ka per te te hedhur ne gjyq, biles ve ne dyshim edhe ndonje kompliment te mundshem prej personit te tij.
Me kujtohet dikur, rreth vitit nuk jam shume i qarte, sepse e kam lexuar disi 4-5 vjet pas botimit ne art-cafe, nje vjeshurke me titull, (te perifrazuar, prej meje, ngaqe nuk e mbaj mend,) “Cecenet” me autor Pseudo Ervin Hatibin. (e ka lexuar njeri?!)
Dhe ndonse kjo nuk ishte e para here qe nje individ pseudo-identifikohej me Hatibin, nisi nje debat i zjarrte, mes njerezish e kishin njohur Hatibin si poet dhe njerezish as e kishin haberin fare rreth Hatibit por frikesoheshin ne bezdi prej identitetit te theksuar ne ekstrem te islamizmit te personit te pseudo-identifikuar si Hatibi.
Dikush mund te kemebengule se per c’periudhe kohe behet fjale, ( duhet te kete qene gjate Luftrave ne Ceceni, per ta ngushtuar disi, rreth fundit te Luftes se pare Cecene dhe fillimt te se dytes, me pak fjale gjate letargjise se gjate Hatibiane).
… Si perfundim pas nje debati te gjate, mes fetaresh e ateistesh, mes perkrahesh Hatibiane dhe te zhgenjyerish prej pseudo Hatibit te rradhes, (keta te fundit me syte imagjinare te pervuajtur si te kishin lene perseri pasurite ne firmat piramidale, sepse vetem imagjinarisht e kishin njohur Hatibin, shumica e tyre vetem prej teksteve te Ritfolkut) – doli nje “njeri i mire”, i cili sa hap e mbyll syte e gjeti personin shkruante nen emrin e Hatibit, duke perdorur nje arsenal te dobet leksikografik, dhe … pa ju dridhur qerpiku pranoi pa e rruajtur fare, se kishte qene ai dhe jo Hatibi i vertete, kishte botuar nje katrahure te terre me bejte e injorance nen emrin e plote “Ervin Hatibi”
Thus I Spoke - November 15, 2007 at 7:24 am
zarathustre a ke noi poezi t ervinit me vete dhe noi talent t rall kompjuterik me t cilin ti ta shkrush me tre levizje ate
man o'the mountain - November 15, 2007 at 7:34 am
A me lejohet te jap mendimin rreth ndarjes se temes ne fjale ne dy “butona”?!
Mqs bleta eshte e zene me gomarin e saj, nuk po pres per “her permission”, (e beme si kenget komerciale,) sikur ta ndash epopene hatibiane ne dy “butona” do jete mire, dhe njekohesisht sikur te vendosesh ne nje cep edhe titujt e gjithe krijimeve te Hatibit te hedhura ne Blogun tend deri tani do te ishte akoma me mire, sepse nuk do te ndodhte fenomeni i ringjitjes.
respekte.
Thus I Spoke - November 15, 2007 at 7:40 am
Interviste me Arian Cani (I zONES SE lIRE)
(ekstrakt per manon)
Si jeni ndier kur të ftuar si Liljana Hoxha apo Ervin Hatibi nuk kanë pranuar t’i përgjigjen intervistës suaj?
A.Ç: Kam thënë me vete:Aq më keq për ta… Humbën një shans më shumë në këtë jetë.
Nga Revista Spekter, 27 Shkurt 2006
(paska mbetur E.H. ne doren e komercializmit te Canit. E dije kete lajm ti mano?)
Thus I Spoke - November 15, 2007 at 7:54 am
nuk po i jap dum si me t thirr zara apo thustra se me ta thon emrin komplet kafshoj llapen. po per arian nusret kavajen them qe bo mir ta mori ate mikrofonin e gjat fare ene ta fusi m sum qy m studjo e deri m kala t prezes.
mu personalisht s ma ni fare si do dahet kjo faqja boll qe ktu t postohet gjashta mac qe se kom dhe mundsisht noi gjo nga ai libri tjeter i ervinit i vjetri. ervinit po tja ni’te do i kishte botu vet po ai tashi ka leviz me i faz shum mo t pjekme te krijimtarise se vet. Osht puna qe n fen islame duhet me qen icik i matur se ca nxjerr nga goja,(fatkeqsisht un nuk isha n xhami ate dite kur e tha hoxha kte gjo) sidomos me kto koh t veshtira qe kan ardh.Kshu qe atij i duhet te mendohet icik mo gjat me qellim qe mos ja fusi katunit sic ja ka pas fut noiher perpara (megjithse ka pas talent ene n menyren se si ja fuste katunit). kshu qe un menoj qe ervini si krijues i perket se ardhmes por ndoshta jo ne nji menyr’ qe mund ti pelqej’ gjithkujt. tashi po e pres me kaq se po m meren ment nga serioziteti.
ene kush o liljana or ti
ene e funit mos ma shaj inteligjencen e nuses
man o'the mountain - November 15, 2007 at 8:45 am
more vesh apo do ne ti me u nis per m kala t prezes bashk me arjanin
man o'the mountain - November 15, 2007 at 8:53 am
amon mer c’militarizohuni icik me robt e zotit se fakti qe jeni m ket blog domethon qe gamoret i kini vu m vij ca gazepi keni qe sju le rehat
man o'the mountain - November 15, 2007 at 8:56 am
na cplodhuni icik mer jau
man o'the mountain - November 15, 2007 at 8:58 am
Vërtet kjo faqja është e gjatë, po këtë vëndin s’e shoh si superdyqon që vjen robi me listën: domate, kumbulla, presh, sfungjera, etjera, dhe s’do i gjejë dot përnjëherësh e do iki e s’do vijë më. Në çdo pjesë po të bjerë, ka një copë shpirti të mençur, sa te poezitë dhe te esetë. (veç në raftë në komente, të skrolli down ose up, si të jetë vafti…)
p.s. e kush m’pyti mu, do pysni ju. hmmm…
akull-naja - November 15, 2007 at 1:31 pm
o mono … me gjiF respektin e modh si kena per zotnin e juj familjarjalmente, e ke lli i cik me kto esete… per menimin tim, kishe venos vetem linqun mer mono, pse na muno kot …plus i er, a jena mledh per te pi a per te onger se s’po kuptojme…
tashi, sic e tha ene emigranti (qe e pershendes me kengen e Qomiles) “vajti mija ene qindi”, una pershenes me kongen qe do ta zdheThi regjia, gjiF prinderit e mi kudo si te ndodhen, si dhe ata qe me duan dhe i dua ne gjithe jeten e ime dhe te tyre, ne gjiF boten, me kongen: “Ma ka thene dhe Horoskopi” : teksti aqif dhomi, zika: Populli, kno: gjyle topi. (qe nu esh motra e presidentit)
patrokli - November 15, 2007 at 2:01 pm
po ku di un me vu linkun mer rob zoti
blete e kom bo ,me ner teje , kala dibronce
ekskjuz mi veri mac please
the tashi do zhvendosem ne anonimitet
man o'the mountain - November 15, 2007 at 3:59 pm
mono amore rrofsh qy ma ke mrojt ti muve inteligjencen (apo e kishe me grun qeter?)
yes people, i will have to quit one of my 30 ongoing projects and revise E.H.’s stuff. hopefully this weekend .
bletebzz - November 15, 2007 at 4:04 pm
me ty mi KOMET’ ME BISHT me ty. gruja tjeter s ma ka var fare sot.
man o'the mountain - November 15, 2007 at 4:08 pm
blete ho mi!durove durove i veshe corapet mo n fun. u bo i cik ftofet.apo kalove ene ti ke faza gurkali m duket.
man o'the mountain - November 16, 2007 at 9:38 am
po m’len e mono se jom tu bo pare me ushqy rruzen, rimin, shajen e xhevitin. ka ardh dimri dun edhe corap leshi.
bletebzz - November 16, 2007 at 3:22 pm
GANDIZMI
Ne çdo koder, vreshti
Portokaj euforike kercejne lart, prej puple
(mijera neper fusha)
Fushon djalli I porsarruar
Nje vajze e mitur, krejt e nemitur
i pergjon gjoksin prej zalli jeshil
nen ate portik dielli me gjinj
Mbi çdo vreshte, nje koder tjeter
Buzeqeshin shtambat e vona
ne krojet e helmuar
Nje qen prej dheu, dy qen te shurres
nuk lehin nga frika, ruajne vreshtin:
vreshtat s’bezajne
Qente dhe vreshtat ma hengren atdheun.
1994
emigrant - November 17, 2007 at 9:01 pm
mono, mos hum mo kaq gjat!
qe ne musketeret lala, per shoqnim, si te mos merzitesh tina:
emigrant - November 18, 2007 at 11:18 pm
mir mer mon, cer t’them un ty. s’do me ardh, s’do. osht’ sport’ i rond’ duket, a? nuk di pse mu kujtu pa shum-shum lidhje i ndjeri, i modhi Kadri Rosh, qe u bo per rahmet, ku i thojte atyne gocave t’reja qe aspirojshin per aktrice t’mdhoja si greta garbja a xhina lolobErxhitja, qe hej, do GJOKS teatri, ene jau tregote me dore gjoksin atyne ku e kishin, pale e kishin harru harru ato ku e kishin…
e pse ta kallxova un ty ket?…. s’maj men, jo per ate nene natyre (deshta me tu betu nryshe qe t’besojshe, po se c’ma majti gojen)… nejse, long story short, qe ku e ke ene nji t’hatibit, si me te dhon i shemull kAnkret un tyna se si kontRRibohet me ter men, mono (mo mu merzit per ë-të qe s’i kom von, e naj gjosen tjeter, i merr me men vet ti ku jon ato, mos u boj kaq i perkedhel, si me qen cun pleqenie…):
DY PERJETESI E GJYSEM
Sinjale te rreme te perjetesise
Alarme qe hapin plage-liqene
Mu permbi perrenjte e mbijeteses
Nuset bojekafe mbyllen me vertik sa ma ndjejne eren
E kthehen ne gonxhe per te me mbeshtjelle
Aty rreth vetes
Tek qendrojne me koken midis gjunjeve
Po lotet brenda tyre jane te mijte
Lotet e çezmes se pazarit te peshkut
Se peshqit jane libra te mbytur
Qe mezi i kane shpetuar turres se druve
Me ka qelluar ta gjej smeraldin e mekur
Ne fytin e peshkut
Po kurre nuk e kapi rrjeta librin tim
Qe e shkruan yjet neteve
Permes koraleve e reve, qe jane gure te ndryshem shahu
Tek i ndan qimja e detit nga njeri tjetri
Korale te zeza, re te bardha
Ma zune rob oren time
Mbretereshat e mija m’i hengri perjetesia ime
E mbyllur ne shtepira publike me nje perdorim
Perjetesira te vogla, mbyllur nr gishtat e mij
Qe tregojne vend e kohes
Gishtat e mi te tejpashem me manikyre gjaku
Tek perkedhelin floket e kitares qe s’di ç’jam
Alarma, alarme te rreme persosje (apo perjetesie!)
Dora godet floket e ngrire te kitares
Por zhurma nuk eshte zeri i nenes
E aspak mandarina e keputur e orgazmes se nuses
Dizharmonike
Apo hiç kjo zhurme nuk ka lidhje me jehona nusesh
Po vetem
Me mashkullsine time si sherbimi ushtarak ne front
(Ne çarçafin e bardhe, perpiqem ti mbaj gjunjet lirshem)
dhe kam vrare me shume se sa per t’u merituar Kain
Se edhe veten kam
Gjithe trupi im, syte, jane nje shkolle fillore
Qe sapo e harron alfabetin, shpik nje tjeter
Puna eshte se nuk te kujtohet qe mbase eshte po ai kod
Nje grua, dy gra ma pergjojne perjetesine tek mbaron
Sapo fillon tjetra.
1994
emigrant - November 19, 2007 at 10:59 pm
blete akllo patroklo jabonxhio ku jeni me yllat e botes. na qitet kulufruthin me kto poezit mo
man o'the mountain - December 10, 2007 at 2:15 pm
(jashtë teme) O Man, ku je se na thave syt’? He, po ne kemi hall se na zhdukesh ti pa t’i hedhim poezitë me pikatore.
(jashtë teme 2)O B, unë e prita aq shumë superintendentin III sa më kapi një mërzi e një sekëlldi dhe nga mërzia e sekëlldia që më kapi vura re se më ishte bllokuar shkarkimi i dushit, dhe vajta e thirra superintendentin tim (ne i themi house-keeper në inglish for foreigners). Dhe ai erdhi me veglën e tij me ajër…dhe vazhdimin do të ta them vetëm kur të më thuash tëndin.:)
Përshëndetje!
akull-naja - December 10, 2007 at 6:35 pm
BIRARRIA E FSHATIT
Ka lare gotat e fundit, pjata
Pirunjte, beqare prej alumini
Ne berryle si nje çete e menduar
I rrjedhin
Flluskat e shkumes me yndyre.
Sa here trokellijne çelesat ne darke
I duket se kyç qepenin
E birrarise
Pjate qe i thyhej shpesh tek e lante
Hena cifloet mbi mal
Aty flejne barinjte
Dhe delet veshur si barinj
Ajo fle brenda
Tamam brenda piskames
Se çelesit
Ne vrime
Ketij lakuriqi nate
Qe po te kishte sy do qante
Birraria e fshatit kete nate, buze udhes
Me pijanecet qe rrezohen si qeveri
E nbyllte heret
Sapo
Muzgu, si nje seks i vjeteruar, mezi ngrihej nga arat
E mbahej ne plepa
Atehere fshataret dy e nga dy
Ndanin pergjysem nga nje birre
Te heshtur apo te mbytur, se flitnin
Nje gjuhe hundesh, po shqip
Shatet e turperuar
Rreze deres i pritnin si grate
Te urrenin, ti veç i kishe bezdi
Jashte boria e nje makine ngulmonte
Si nje fyt palloi
Kur mbyllje qepenin
Bandilli i fikte motoret
Dericka e pasme e dyqanit çelej si konserve
Ne shtratin e drunjte mes zahireve
Shisheve te birres bosh
Arkave me merimanga
Nje llampe e ngrohur si nje veze lluke
Syte ti shqepte, dhe ashtu te mbyllur
Po s’qe pune ta fikje
Ti grua zonje, gojembytur
Burrat qellonin perhere me llafe
Nga gulçet minjte trembeshin nen rafte
Me ca potere nenujore
Mbi shalet e bardha, faqet plot gjume te shofereve
Mbi to floku yt me kena
Bobo ç’genjeshter ishte mengjesi
Ai qiell i vranet si burre i pafjetur
Ti sajoje nje ardhje te larget nga shtepia
Domethene
Nga dera e pasme dilje dhe hapje
Birrarine
E naten prisje, e shkrete mrekulline
Neverine
Me ç’fytyre valle do te te fanepsej kesaj here
Por nje dite aty ne banak
Erdhen e te moren
Te mekur
Ne emer te popullit
Ne sy te çunave te shkolles fillore
Qe po kthenin nga mesimi
Me xhepat me shkumes
Qe shkruanin “kurve” tinez
Tek muri i birrarise
Fshataret spiune me triumf prej Edisoni
U turren kush e kush
Ta shihte me pare ate shtrat vogelan
Qe e kishin enderruar burra e gra
Mbuluar me nje basme te paster
Do ta teproj
Po them se dikush liroi poçin e tmerrshem hajdutçe
Mbase per te liruar dhomen e miqve
Ndonjehere kur trokellojne çelesat
Vertet I brof zemra te mjeres, sidomos kur erret
I duket se kyç qepenat
Te cilat bejne rime me sutienat
Qe ne burg vertet luks jane
Ne burgun e qethur te grave qe plaken
Brenda kalendaresh vetjake
Qe pergjaken.
1988 – 1994
emigrant - December 10, 2007 at 7:25 pm
Lol, kam qene pak e shperqendruar keto kohe. sorry
bletebzz - December 11, 2007 at 11:19 am
Nete Shkurti
Të shtëna
Nata shpohet e pikon
U mbush qyteti me ujë prej macesh
Të shtëna, të shtëna
Rrëzohet gjumi përmbi nënat
Rrjedh nëpër udhë qumështi i gjirit
Valiumi
Frika qytetare, meshë e mekur nën bankat e drunjta
Të shtëna të shtëna
Zhurmojnë nëpër qepalla këpucët e rënda
Me këmbë të mitura ushtarësh brenda
E gjeta rastesisht dhe thashe ta vendos. Nese e ka postura dikush me pare, sorry in advance!
belle_fleur - December 11, 2007 at 1:08 pm
hehehehe, o i papam rvn-ja, vec mos rensh ne goje te tij.
toshkëz o toshkëz
me emër peshku
toshkëz o toshkëz
o fshat dyfeku
që s’të kam parë fare
veç kam parë vajzën lozonjare
almën që s’është më fshatare
a.m - January 12, 2008 at 2:53 pm
SARAJEVALIUM (pour homme )
. (instrumentale)
nëntor 1994
“6 maç”
akvll-naja - April 7, 2008 at 6:45 am
i pershendetje yllave t mi t botes me kte kong qe ti kput krejt damoret. will oldham qe osht songwriter mo botnor qe ka pa historia me mesteqet e veta dhe scout niblett qe si t gjej noi stil un qe ta mor per nuse
http://www.last.fm/music/Scout+Niblett/+videos/+1-B9I1qhz1_AE
man o'the mountain - April 12, 2008 at 10:13 am
sa gjum i thell ju paska zon.apo jeni me gazep kreje nga t pimet mrom ene s ma keni ngen per muhabet. akllo ky sarajevaljumi ishte si ca goca qe ta lujshin keq fare ene s t pranojshin masanej. na co pra nji t gjat burrnesh.
man o'the mountain - April 12, 2008 at 11:07 am
meqe ra fjala. tashi e kena mor vesh qe ato t lujtmet ashu si rrufe n t kthjellet ishin sa per t bo xheloz noi tjeter(epifani!!!)
po sa t vogla keni qen me vlla, ku i msut, kush jua msoi,pse ne pallave sna tha njeri gjo. sa m kin jon cunat n ate mosh.
shif kur t dali noi inteligjent qe t thot qe ai ka lind me gjith dashnore me vete.
man o'the mountain - April 12, 2008 at 11:18 am
jabonxhi patrokel sesi ma bo zemra qe po ju fol. ca ti bosh dynjollikut qe skom koh as per gra as per shoqni. ja t ju boj lala i pershendetje me i kong nga lal willi me mesteqe qe osht botnor. n qoftse e njifni allready e dini se per ca e kom fjalen po n qoftse nuk ju ka ra rradha me e nigju nigjojeni m pergjithsi se osht ka onet e juja ne osht qafkuqi mo simpatik m gjith kentucky_n ne zonat rreth e rrotull, ene se ka shum qef publicitetin.
http://www.last.fm/music/Bonnie+%27Prince%27+Billy/+videos/+1-LAwlKZSUWCQ
Bonnie ‘Prince’ Billy I See a Darkness Lyrics
Well, you’re my friend
And can you see
Many times we’ve been out drinking
Many times we’ve shared our thoughts
But did you ever, ever notice, the kind of thoughts I got
Well you know I have a love, for everyone I know
And you know I have a drive, to live I won’t let go
But can you see this opposition, comes rising up sometimes
That is dread full imposition, comes blacking in my mind
And then I see a darkness
And then I see a darkness
And then I see a darkness
And then I see a darkness
Did you know how much I love you
There’s a hope that somehow you
Can save me from this darkness
Well I hope that someday buddy
We’ll have peace in our lives
Together or apart
Alone or with our wives
And we can stop our whoring
And pull the smiles inside
And light it up forever
And never go to sleep
My best unbeaten brother
This isn’t all I see
Oh no, I see your darkness
Oh no, I see your darkness
Oh no, I see your darkness
Oh no, I see your darkness
Did you know how much I love you
There’s a hope that somehow you
You’ll save me from this darkness
man o'the mountain - April 12, 2008 at 11:41 am
ja ne i tjeter per bleten ne akllin
http://www.last.fm/music/Scout+Niblett/+videos/+1-Uq-kxAH1_KY
man o'the mountain - April 12, 2008 at 11:49 am
O Man, kur ta kam prishë qejfin unë ty?…
“Vajzat e tranzicionit”
…
Thirrore koridori
Goca të buk’ra të rinisë sime të parë
Për ju më hapen e më bien përduarsh
Freskoret kineze të enumeracionit
Me ju mbyllen e hapen afresket
Përgjithësisht bardhezi
Të arkivave të tranzicionit
“…Sonila Sopi u gjet e therur
Në Milano, në plehra e hedhur”
Gocat e buk’ra të rinisë sime të parë
Ju ishit pa e ditur dhe pa faj
Bija të luleve të San Franciskos oqeanike
Por shampot ju vinin nga Bullgaria
Fallco dhe ballkanike
Ju vetëm liri, liri kërkonit
Dhe mëshirë nga motorristët e palarë të Babrroit
Goca të mira të Tiranës së parë
Burrat tuaj janë reporterë italianë
E ju më dukeshit të gjitha të mira
Kurse unë isha thjesht i pakrehur
Dhe nuk kam pasur kurrë Sida
Thjesht’ më pëlqenin legjendat dhe stigma
Si kafshë shtëpijake, por e egërsuar
Ju vrojtoja
Përtej Bob Marlit bjond të flokëve të mija
Goca të mira, të njohura, të Tiranës së natës
Me zhargonin tuaj të zhdukur tashmë
Bashkë me baret efemere
Në jug t’Unazës
Bashkë me pseudonimet romantike të spaçatorëve të vjetër
Që në fakt e nxirrnin bukën
Me ndonjë zanat tjetër
Zhdukur zërat tuaja si mente në mitingun e opozitës
Që zgjaste sa besimi ndaj politikës
Zhdukur përfundimisht silueta juaj e mirë
Nëpër palestra
Ku sot fabrikojnë një tip femrash të tjera
(Pak më të lehta)
…
2002-3-4
Pasqyra e Lëndës
ORA Botime
ISBN 99927-940-7-0
akull-naja - April 13, 2008 at 11:55 am
amon si te kom
ja i pershendetje nga myslym leli version rrumun
man o'the mountain - April 13, 2008 at 12:02 pm
O Man, për ty, pussycat dolls, versioni cigan rus i viteve ‘70.” (s’po më vjen në mendje ndonjë ansambël tjetër grash, po filmi është shumë i bukur…)
akull-naja - April 13, 2008 at 2:09 pm
oh, meqë dolëm te bohemët, Sytë e Zinj, version xhaz cigan
B, sorry për borrokoqin, po Mani i ka fajet…
Përqafime virtuale të përmallume keq.:)
akull-naja - April 13, 2008 at 2:16 pm
pu ca m bone me raden ti mu nja i muj do jem tu e fishkelly.
man o'the mountain - April 14, 2008 at 6:42 am
ej cuna ne goca ylla bote pa dallim seksi krahine(kur sna rruhet per t paren mere me men vet sa na intereso krahina apo ideollogjit) qiteni deri m fun ate t shkret liber. kjo osht si me e pre shurren pergjys me vlla
man o'the mountain - May 30, 2008 at 12:03 pm
blet o blet me emer zevzeku
patrokel mer, puu cfar yrneky
qe sma ke var fare
vec ma ka var (kaiher) vajza lozonjare
aklli qe s’osht mo … e tjer e tjer
man o'the mountain - May 30, 2008 at 12:10 pm
kush ma ka heq fotografin mu
man o'the mountain - May 30, 2008 at 12:15 pm
man, po prandaj ta shkrova toshkëzën, që të më lesh vargun e fundit, e? kërkon dhe akoma, pale… y, palo burrë!
akvll-naja - June 1, 2008 at 11:16 am
O’the mountain, kjo është për ty (ispeshëlli strofa 10):
Bejte për tribunë tonë në të hyrë të natës
(Fragment)
“Pesëmbëdhjetë vjeç kur i mbusha
rash n’kontakt me ca zonjusha…”
“-S’di un rok, këngë partizane
Deklaron shoferi Mane
Di veç këngë rruge të rrugës me goca që ndizen si zjarri
me shqiptarë pisqollëmëdhenj që s’shkulen nga istikami
E ju djem që jeni sot s’u ka hije hiç kitara
se bandillë të bukur kishin veç të ritë e mi të para”
E ne shumë të mardhur jemi, shishes i vijmë më pranë
Tomka sy prrej manaferre prapë na e këputi la-në.
E shyqyr s’e pa Dafi, ky në tavolinë po fle
Mjekrrën qullur me vodkë, kaçurreli nëpër dhe
Se kitarën ky do fort, e ka prurë që përtej deti
Dru i pastër i bekuar blerë me pare kurbeti
Ja dhe Oli ku po flika, në karrike gjerë e gjatë
Barku i tij i bardhë i madh, hënë e plotë është nëpër natë
Gotat shtimë unë me Lailën, një për Ceken, një për veten
Vëllait që na mungon, prapë se prapë ia bëjmë adetet
Se dashuritë pa rakinë se si veniten e treten
Në rakinë formalinë, zemrat pa u prishur mbeten
Bebi vjen me flokë në erë, plas përtokë biçikletën
- Cigaren që kam o çun, ta djegim përgjysëm të shkretën
-Shishe, i lutem shishes, të lutem ti vdis ngadalë
Mëshirë ki për borxhet tona, dhe rininë tonë të parë
Të lutem natën ta zgjasësh e jetën të ma shkurtosh
E me lëng të mbushësh zgavrat e syve bosh
Po shokët thonë të mbyll gojën se nuk po durohem fare
Vjershat mos t’i hedh në erë, po të shkruaj të nxjerr pare
Meqë s’po më mbahet goja, e sigurtë që jam bërë tapë
Hurbat e fundit që ktheva, më zbritën të gjitha në jakë
Gjithësesi sot faqe femrash gojën s’e prisha edhe aq
Ky Xhudasi, skatologu, më gjykon gojëfarmaq…
1993
“6 maç”
E. Hatibi”
akvll-naja - August 29, 2008 at 7:05 am
ueeee me ner familjejeje je e modhe fare akllo
man o'the mountain - September 10, 2008 at 2:24 pm
Bebi vjen me flokë në erë, plas përtokë biçikletën
- Cigaren që kam o çun, ta djegim përgjysëm të shkretën
amon mer se kisha lon ene cigaren per ramazon se se po m bo me e fillu prap
man o'the mountain - September 10, 2008 at 3:00 pm
mono meno per ciljeten bleonen dhe amareton e mos e nis cigaren.
blete - September 10, 2008 at 3:19 pm
Qyqja, B, do me e bo djalin me u zhyt me naj shishe raki dëllinje apo si?
akvll-naja - September 12, 2008 at 2:19 pm
[...] Postings II (Ervin Hatibi) ” bletebzz reddit_url=’http://www.baby-parenting.com/baby/babyname/Melcia’ reddit_title=’Baby name meaning and origin for Melcia’ [...]
Baby name meaning and origin for Melcia - November 18, 2008 at 3:35 pm
e kerkova shpirtin
shpirtin e kerkova
kudo neper bote
kot u lodhe me thane se nuk e gjen dot
shpirtin e kerkova ne qiell edhe ne dhe
kot u lodhe me thane se nuk eshte atje
shpirtin e kerkova ne perjetesi
kur iu pergjerova
me tha jam brenda tek ti!
NIDA - December 15, 2008 at 2:52 pm
shqiperia
dy pika loti ne faqe pikojne
dhe syckat e voga se lotuari s pushojne
dhe syte e perlotur drejt veriut shikojne
me mall e trishtim
vendin tim kujrtojne
ku jane ato male
ato kodra gjithe blerim
e ato fusha te lulezuara
qe gjalleronin vendin tim
e di ku jane
mijera kl larg
ne nje toke gjithe ghalleri
te quajtur SHQIPERI
NIDA - December 15, 2008 at 2:56 pm
2 QAJNE
2 QESHIN
KEMI LINDUR TE NDARE
POR BASHKE DO VDESIM!
NIDA - December 15, 2008 at 2:57 pm